Gradimi në poste politike i prish njerëzit…!!!

0
23

Shkruan: Agron SHERIFI

Në politikë nuk është parakusht të dish shkrim-leximin mirë, sepse nëse kjo do të ishte kushti, atëherë shumica e politikanëve tanë që na udhëheqin 18 vite, do të duhej që në kurs me abetaren t’ia fillojnë!

Kushti kryesor dhe aftësia që ata posedojnë, është mungesa e ndërgjegjes, mungesa e turpit, mungesa e dinjitetit si dhe e karakterit të tyre! Që në fillim të karrierës së tyre, ata përshëndeten me cilësitë e lartpërmendura dhe më pas çdo gjë ju shkon përshtati; edhe gënjeshtra edhe tradhtia, edhe hajnia edhe dyftyrësia, edhe lakmia edhe paturpësia!

(26.07.2020)