PASKA NDRRUAR JETË EKREM TAIRI NGA FSHATI SLLUPÇAN I KOMUNËS SË LIKOVËS

0
15

Shkruan: Nehat JAHIU

Me dhembje pranova lajmin për vdekjen e tani të ndjerit z. Ekrem Tairit nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës. Këtë njeri e njoha që nga fëmijëria ime. Ishte nxënës i gjeneratës së parë të tetëvjeçarës në shkollën fillore “Shaban Baqiri”, pastaj “Jeta e re” e sot “Faik Konica” të fshatit Sllupçan. Ekrem Tairi deri në largimin e të gjithë punëtorëve shqiptarë nga TV Prishtina nga regjimi i Millosheviqit ka punuar në TV të Prishtinës. Mbaj mend si sot nga koha ime e rinisë kur shkoja në Prishtinë e takoja tani të ndjerin z. Ekremin para Teatrit Kombëtar apo në ndonjë vend tjetër të Prishtinës ku më së tepërmi rrinte me ajkën e intelektualve të Republikës së Kosovës. Kurrë nuk mund të e harroj figurën e tij fizike të asaj kohe. Ishte me një trup të gjatë, me mustaqe të zeza. Kishte një bukuri që vetëm Zoti ia kishte dhuruar. E donin dhe kishte shumë rrespekt nga kolegët e TV Prishtinës me të cilët punoi një kohë të gjatë. Kishte rrespekt nga aktorët, regjisorët dhe të gjithë intelektualët e asaj kohe. Ekrem Tairi ishte në të gjitha trevat shqiptare ku bëheshin inçizime të personaliteteve të ndryshëm dhe inçizime dokumentare, etj. Kam shumë të flasë dhe të shkruj për këtë personalitet, por po e lë për ndonjë kohë tjetët. Nuk mundem vetëm një gjë në këtë rast të e përmendi se tani i ndjeri z. Ekrem Tairi shumë e ka dashur arsimin dhe i ka vlerësuar shumë intelektualët e vërtetë. Unë kam pasur rastin deri para ca muajsh shumë e shumë herë të bisedoja me këtë personalitet i cili më ka lënë aq shumë mbresa në shpirtin tim që kurrë nuk mund t’i harroj. Në fund nuk më mbetem asgjë tjetër të them pos të i lutem Zotit që Ekrem Tairin të e shpërblej me xhennet, ndërsa familjes, farefisit dhe miqve të shumë që kishte të i ngushllojë në këto çaste dhembjeje.
Të qoftë dheu i lehtë i vendlindjes tënde të cilën aq shumë e deshe i nderuaruar z. Ekrem Tairi!
25 korrik 2020