Dialog ndërmjet militantëve të BDI dhe LB për ate se kush e ka çelësin për dyert e qeverisë?

0
71

Shkruan: Dervish ALIMI

BDI: Ne e kemi celesin per formimin e shumices parlamentare. Celesi eshte tek Kandidati yne per Kryeminister!
LB: Po ku ka humbur ai bre, s’e permend kurkush kohen e fundit!
BDI: Mund t’ia kete dorezuar kryetarit te BDI, qe t’ia ruaj deri sa te vije koha!
LB: Po pse u takua valle Kryetari i BDI me Kryetarin e LB? Mos valle celesin ia kane vjedhur “horrat”?!
BDI: Jo, ai ia uroi fitoren e koalicionit, dhe kerkoi prej tij qe t’i lene menjane mosmarreveshjet dhe ta bejne qeverine se bashku!
LB: Aha, domethene kerkoi prej tij qe mundesisht te beje mbleseri tek mandatari per BDI, dhe jo per keta “horrat tjere”!
BDI: LB ka djem te mire, nuk jane te gjithe horra, Kryetari nuk e ka pasur me ju, por me keta horrat tjere, ka qene i keqkuptuar! Pastaj, ne politike nuk ka asgje personale. Ne fushate mund edhe te ofendosh, kercenosh, shantazhosh, te premtosh male dhe fusha, e te tjera! Pastaj zbresim nga qielli ne toke dhe duhet te ballafaqohemi me realitetin.
LB: Por ja qe une nuk dua qe BDI te jete pjese e qeverise, por dua qe edhe ne vendbanimet shqiptare te vije ndryshimi, bashke me “horrat” tjere opozitare, qe jane fajtore qe u katandisem ne kete situate te sikletshme!
BDI: Por ata nuk i kane numrat, me vjen keq, nuk ju dalin hesapet per ta bere shumicen!
LB: Por edhe pa ne nuk dalin hesapet, ne mund te mos duam ta bejme qeverine bashke me ju! Pa ne, as LSDM nuk e ka celesin per te marre mandatin, se i mbeten 42 dhe i takon VMRO-se qe si parti e dyte me e madhe ta merr mandatin per ta bere qeverine?
BDI: Eu bre, per kete mundesi s’me ka shkuar mendja! Por edhe VMRO nuk mund ta beje qeverine vetem me ne, por s’ka dert. Ne shkojme edhe me VMRO ne qeveri, kemi kaluar shume mire 12 vite bashke. Po ju, a do te vini bashke me ne qe ta bejme shumicen?
LB: Aha, domethene prape celesi mbeti tek LB, apo e sheh?
BDI: Si te doni, atehere ia marrim koalicionit Koha Sot 4 deputetet e Alternatives. Ata jane si ne, nuk kane merak te rrijne gjate ne opozite. Kesisoj ju mbeteni prape ne opozite me ASH dhe LSDM. Tani kush e ka celesin?
LB: Eu bre, edhe mua s’me ka shkuar mendja per kete mundesi. Vaj medeti se c’na gjeti. Tani u zume ngushte. SI t’ia bejme? A eshte me mire ne qeveri dhe pa nder, pra bashke me ju, apo ne opozite dhe me nder, bashke me ata qe na ngulen thiken nga prapa?! Hip se te vrava, zbrit se te vrava!
Nuk thuhet kot, politika dhe nderi nuk shkojne bashke!