LUMTURIA – NË PRITJE PËR TA TAKUAR TEK E ARDHMJA APO JEMI VETË NE AJO!

0
55

Shkruan: Agron SHERIFI

Të gjithë e presin lumturinë në një të ardhme imagjinare (për të qenë të lumtur), sikur ajo (lumturia) të ishte ndonjë objekt mrekullie që do t’i bëjë ata të lumtur! Por kjo është vetëm një projektim iluzionar i mendjes, ngase lumturia e vërtetë gjendet brenda nesh, ajo është gjendje e vazhdueshme shpirtërore që njeriu e arrin me anë të të medituarit dhe duke u përqëndruar në gjërat që ai i posedon dhe me to kënaqet! Andaj, mos humbni kohë në pritje që gjërat të bëhen mirë, bëhuni ju drita në errësirë, bëhuni ju shpirti i atij vendi që nuk ka gjallëri! Jeta është një udhëtim i mrekullueshëm përplot sfida dhe pengesa të cilat na bëjnë që gjithnjë ta shohim botën ndryshe, të shohim edhe rrugë të tjera të pashkelura dhe të paprovuara më parë, por pikërisht janë po këto vështirësi që na bëjnë të rritemi shpirtërisht duke depërtuar në nivele të cilat as që kemi mundur t’i imagjinojmë! Ç’na mbetet tjetër, përpos që ta shijojmë rrugëtimin duke e mbushur jetën tonë me çaste kënaqësie, duke lënë gjurmë pozitive dhe produktive në shoqëri, sepse jemi ne vetë ndriçimi brenda guackës (botës) së formës!