DILEMA: Zgjidhje apo zgjedhje?!

0
17

Shkruan: Qufli OSMANI

Jemi fillë përpara fillimit të vitit të ri shkollorë, por pa ndonjë zgjedhje apo zgjidhje konkrete mbi formën e nisjes. Faktë është se jemi fokusuar më shumë në “zgjedhjen” e një modeli të përshtatshëm të hapjes së shkollave dhe më pak në zgjidhjen e problemeve që me vete sjellë “zgjedhja”: mësimi online ose mësimi me prezencë fizike. Filloj nga e para. Pandemia dëshmoi se kemi vetëdije kolektive të ndryshme për sa i përketë mënyrës se si ballafaqohemi me pandeminë, prandaj edhe hapja e shkollave duhet ti referohet formës së vetëdijes kolektive. Dekadave të fundit jemi duke përvetësuar (lexo: kopjuar) modele të ndryshme të zgjidhjes së problemeve kolektive (ligje, projekte, stile jetese etj) dhe shohim se qasja e këtillë “zgjedhore” sjellë nevojën për “zgjedhje të reja” sesa që ofron zgjidhje. Më sa duket, fatin e njëjtë do ta ketë edhe “hapja e shkollave”. Jemi përqëndruar në përzgjedhjen e modelit më të përshtatshëm, që po planifikojn ta zbatojnë vendet e zhvilluara.Por, a thua vallë jemi në gjendje të zbatojm modelin e shteteve të zhvilluara? Ndoshta do jemi në gjendje, të planifikojm kushtet e sigurisë, të hartojm protokole ose të transformojm hapësira dhe të drejtojm lëvizje në shkollë, por për mua mbetet dilemë se si do arrijmë të trasformojm mentalitetin e nxënësve, mësimdhënësve ose prindërve. Mosvallë, përgjatë pandemisë arritëm të zhvillojm dhe të ushqejm një “vetëdije të ndërgjegjshme kolektive”? Ndoshta deri diku po, por jo në masë të dëshiruar sa për ta pasur lakmi.Nëse unë do vendsja për modelin e mësimit, pa hamendësime do përcaktohesha për mësimin e kombinuar- me pjesëmarrje fizike dhe online, për të gjitha nivelet dhe klasat. Mësimi online dhe mësimi me prezencë fizike kanë përparësitë dhe mangësitë e veta. Prandaj, duhet të zgjedhim mes të “të keqes më të vogël”. Në kët rast mësimi i kombinuar është ajo e keqe më e vogël.Të jemi të sinqertë, me dekada të tëra zbatojm modelin “mësim në klasë me prezencë fizike” dhe jo se i kemi maksimizuar dobitë që sjellë prezenca fizike në shkollë. Nga ana tjetër, kemi vetëm një gjysëmvjetor që po aplikojm modelin “online”. Kohë e mjaftueshme për të parë përsëafërmi sistemin, avatazhet dhe disavantazhet e tij. Gjithsesi se përfitimet nga online mësimi janë reale. Efektet dhe mundësitë janë të shumta. Dorën në zemër, efektet negative që ia atribuojm “online mësimit” nuk i referohen vet mësimit, por pamundësisë për ti integruar të gjithë fëmijët në procesin e plotë të mësimit online. Pra, gishtin duhet drejtuar tek faktorët përcjellës: teknikë, financiar, social dhe psikologjik. Shumë fëmijë kanë mungesë të qasjes në internet, mungesë të pajisjeve teknike në shtëpi (kompjutor/laptop/tablet). Shkalla e aftësimit për përdorimin e teknologjisë është problem në vete. Kushtet familjare (hapësira të disponueshme në shtëpi, numri i anëtarëve, breza të ndryshëm në shtëpi, prind i vetëm, etj) vetëm sa e vështërsojn “mësimin online”. Si psikolog, vlerësoj se çështjen që duhet diskutuar është dallimi në shkallën e mbështetjes psikologjike dhe emocionale që fëmijët marrin prej prindërve përgjatë “mësimit online”, respektivisht a janë të gjithë prindërit të gatshëm dhe të përgatitur për të zëvendësuar rolin e “mësimdhënësit” .Nëse përzgjidhet vetëm modeli “online” i mësimit, atëherë efekti nga pabarazia tekniko-psikologjike do të reflektohet drejtë për së drejti mbi nxënësit. Faktorët tekniko-teknologjik do të lënë në margina sociale shumë grupe sociale të fëmijëve që nuk kanë kushte për përfshirje aktive në këtë proces kurse faktorët psiko-social do të margjinalizojn grupmosha të ndryshme si në aspektin njohës ashtu edhe në atë socio-emocional. Fëmijët me nevoja të veçanta paraqesin sfidë në vete. Për ta, efekti nga mësimi online është i barabartë me zero. Për këtë kategorie “mësimi me prezencë fizike” është thelbësor, sepse socializimi fizik konsiderohet si parakusht më i rëndësishëm për përparimin dhe zhvillimin e tyre.Prandaj, vendimi për “hapjen e shkollave” duhet shoqëruar me debat shoqëror dhe në nivel ekspertësh (i cili për fatë të keq mungoi). Është koha për përgjegjësi personale dhe sociale. Situata jo vetëm me arsimin por përgjithësish me pandemin kërkon një vetëdije gjithpërfshirëse për ekzistencën e grupeve të ndryshme shoqërore në shoqëri. Pandemia është më shumë se problem shëndetësor. Univerisitetet, ministritë, akademitë shkencore, intelektualët e pavarur e kanë rradhën që analizat gjeo-politiko-strategjike ti zëvendësojn me analiza lokale dhe nacionale, me qëllim që të ofrojnë zgjidhje preventive shëndetësore, ekonomike, arsimore. Mbështetja sistematike (materiale-teknike dhe psikologjike) për familjet, studentët dhe mësimdhënësit do të jetë e nevojshme dhe urgjente.E ritheksoj qëndrimin tim personal se nxënësit duhet integruar në sistemin arsimor dhe shoqëror përmes mësimit të kombinuar online në shtëpi dhe prezencë fizike në klasë, pa dalluar nivelin shkollorë ose klasat, me orar të shkurtuar. Prandaj debati mbi zgjedhjen duhet të shoqërohet me debatin për zgjidhje.