REFLEKTIM I HOLLËSISHËM PËR T’I THIRRUR VETËDIJES NË KOHËRA TË TURBULLTA!

0
21

Shkruan: Agron SHERIFI

Pandemia eshte biznes dhe asgje tjeter, pavaresisht prezences se virusit! Per cdo vit ne mbare boten kane vdekur njerez, por jo vetem nga gripi, ata vdiqen nga fatkeqesite e ndryshme, nga semundjet e ndryshme, por mediat nuk e bene alarmante e as qe e shpallen pandemi; pandemi duhet te shpallet ne Afrike ku per cdo dite vdesin nga uria me mijera femije, por jo! Jo, sepse pandemi sot ne kohen kur udhehiqemi nga shejtanet boteror dhe servilet tane do te thote PLANDEMI! PLANDEMI sepse shiten barna si asnjehere me pare, shiten teste te domosdoshme me ligj si kurre me pare, neser do te shiten edhe vakcina gjoja “kunder virusit”, dhe te njejtat do t’i bejne obligative! A ka virus me te madh se ai qe ta merr buken e gojes, ai qe ne kohe pandemie ta shtrenjton rrymen ne vendin me te varfer ne Evrope! A ka virus me te madh se politikanet tane te cilet na rrjepin dy dekada me rradhe, ndersa ne anen tjeter per ceshtjet shoqerore me interes te pergjithshem as qe interesohen dhe as qe kane qellimin per te ndryshuar dicka, perpos pasurimit te tyre individual! Te gjithe jemi te vetedijshem se shteti nuk vendon rendin e duhur per qytetaret, sepse ne kaos perfitohet dhe kontrollohet shume me mire masa e hutuar!