Po të ishit ju gjykatës, si do e zgjidhnit këtë çështje!?

0
27

Shkruan: Agron SHERIFI

Në shtetin e Teksasit në SHBA, një biznesmen vendosi të hapë një pijetore dhe këtë përbri kishës. Anëtarët e kishës e kundërshtuan këtë plan djallëzor dhe u organizuan në lutje e përshpëritje të përnatshme kundër biznesmenit dhe biznesit të tij. Një natë, një shkëndijë elektrike i vuri flakën të gjithë pijetores e cila në pak kohë u bë shkrum e hi. Kjo ndodhi e rrallë u mirëprit dhe u festua nga anëtarët e kishës, ishte fitorja e qiellit dhe përgjigjja e lutjeve të tyre.
Nga ana e tij, biznesmeni ngriti padi kundër kishës dhe i kërkoi një milionë dollarë dëmshpërblim për lutjet për djegien e biznesit të tij. Nga ana e tyre, anëtarët e kishës u mbrojtën duke theksuar se lutjet e tyre nuk kishin asnjë ndikim në rrjedhën e jetës, aq më pak në djegien e pijetores.
Gjykatësi që kishte çështjen në shqyrtim, gjatë deklarimit të vendimit tha:”Nuk di çfarë vendimi të jap në këtë çështje, por duket qartë që gjërat janë ngatërruar lëmsh e li. Nga njëra anë kemi një biznesmen pijesh alkoolike që beson në fuqinë e lutjeve, kurse nga ana tjetër kemi anëtarët e një kishe që nuk besojnë tek fuqia e lutjeve.”😬😆😆😆