ATDHETARËT DHE TRADHËTARËT!!!

Nga Nehat Jahiu

Jemi dëshmitarë të kësaj kohe të pakohë kur nuk po i vlerësojmë njerëzit sipas veprave të tyre, por po i vlerësojmë sipas shijës dhe dëshirës sonë. Gati për çdo ditë dëgjojmë se ky është atdhetarë e ky është tradhëtarë. A thua vallë një vlerësim i tillë bëhet sipas veprave të personave apo për interesat tona personale, familjare, grupore, klanore, partiake!? Ne të gjithë e dimë se kush është atdhetarë dhe kush është tradhëtarë, por ja që nuk duam t’i vlerësojmë sipas meritave, por i vlersojmë sipas interesit.

Unë kurr nuk do të isha pajtuar që atdhetarët e vërtetë t’i quajmë ose nga atdhetari të e  shpallim tradhtarë në bazë të bindjeve partiake. Nëse sot ndalemi dhe analizojmë gjërat drejt dhe pa asnjë anim patiak dhe ashtu duhet të vlerësohen njerëzit e jo sipas përcaktimeve partiake, sepse ky është një absurd mbi absurdet që një atdhetar të shpallet tradhëtarë, sepse nuk është në partinë time politike. Këto janë gjëra të nivelit më të ulët. Kjo është një gjë që kurrsesi nuk duhet të pranohet.

Nuk kemi asnjë të drejtë morali që njerëzit që kanë kontribuar për çështjen kombëtare, ata që kanë bërë vepra në mënyra të ndryshme në interes të kombit, popullit dhe atdheut t’i shpallim tradhëtarë për arsye se nuk i takon subjektit tim politik. Njëherit është absurd mbi absurdet që njerëzit të cilët nuk kanë kontribuar asnjëherë me vepra konkrete për çështjen kombëtare t’i shpallim atdhetarë, sepse është i partisë sime.

Një gjë e këtillë është e papërballueshme dhe gjërat nuk duhen të vlerësohen në prizmën e këtillë që atdhetarizmin t’ia mohojmë pse nuk mendon politikisht si unë. Ky është një vlerësim shumë i gabueshëm. Të e shpallësh një atdhetarë të vërtetë që aq shumë ka kontribuar për çështjen kombëtare vetëm pse nuk është lider, anëtar ose simpatizues i partisë sime është nonsens.

Atdhetaren dhe atdhetarin e vlerësojnë veprat e tyre. Po edhe tradhëtaren dhe atdhetarin poashtu e vlerësojnë veprat e tyre dhe kurrsesi nuk lejohet një njerëzit të cilët kanë dhënë dhe japin kontributin e tyre për çështje kombëtare për shkaqe politike t’ia mohojmë kontributin e tyre dhe të shkojmë aq larg edhe t’i shpallim tradhëtarë.

Edhe njëherë kjo është një absurd mbi absurdet që ndodhë vetëm te ne. Ta nënçmoj vlerën e një atdhetarit të vërtetë një askushi dhe të marrë të drejtën që edhe ta shpallë tradhëtarë nuk mund të kapërdihet. Edhe njëherë po e potencoj se kush është atdhetare, atdhetar nuk mund ta përcaktojnë individ, grupe, klane partiake, por atyre emrin atdhetar apo atdhetare ia japin veprat e tij që ka bërë, ndërsa po ashtu edhe tradhëtarit këtë emër ia japin veprat e tij dhe jo individit, grupe  njerëzish partiak.

Për fund të këtij shkrimi do të kisha apeluar te të gjithë shqiptarët që mos t’i emërojnë njerëzit me emrat atdhetarë dhe tradhëtarë sipas simpative të tyre, personale apo përcaktimeve politike, por le të vlerësojnë sipas veprave të tyre se kush ishte, është atdhetare, atdhetar e kush është tradhëtare apo tradhëtar.

11 maj, 2020