- Ka marrë fund koha e zhvatjes dhe tash po kalojmë në zhvillim.
- Terminali doganor do të kthehet në Trepçë.
- 7 milionë janë investuar nga Qeveria Kurti 1 në Trepçë, 70 milionë po investohen tash nga Qeveria Kurti 2 në këtë ndërmarrje.
- Nuk lejohet më shitja e mbetjeve me vlerë milionëshe.
- Prodhimtaria duhet të rritet, teknologjia duhet të modernizohet, numri i punëtorëve duhet të shtohet në Trepçë.
- Me Fondin Sovran Trepça do të jetë në qendër të zhvillimit ekonomik.
- E dënojmë ashpër sulmin ndaj Kryeshefit të Trepçës.
- Asnjë individ e asnjë grup nuk do të jetë më i fortë se shteti.
- Kërkesat për kushte të punës, për investime në Trepçë janë të drejta dhe më kanë mua me vete, por jo për ta detyruar ushtruesin e detyrës së drejtorit që ta tërheq deklaratën nga policia për dhunën që e ka pësuar.
- Me qeverinë tonë viktimat më nuk i tërheqin deklaratat për dhunën që e kanë pësuar./https://www.facebook.com/groups/grupimekryeministrin/permalink/887238325321537/