23 vite nga masakra e Reçakut

0
203

23 vite nga masakra e Reçakut, ende kriminelët serb shetisin të lirë, ende shteti serb me mendësi të vjetër, pretendime, tendenca dhe qendrime të njejta ndaj shtetit tonë. Ende pa dhënë përgjegjësi nderkombëtare për të pagjeturit dhe krimet e bëra në Kosovë.

Sot, me nderim e përkulje kujtojmë masakren e tmerrshme që agresori serb bëri mbi qytetarët e pafajshëm në Reçak të Shtimes.

Masakra e Reçakut mbetet dëshmi e fortë e krimit kundër njerëzimit që po zhvillonte agresori serb mbi popullin e Kosovës dhe një nder faktorët vendimtar të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë.

Me këtë masakër, falë punës sensibilizuese të ish ambasadorit të OSBE-së, William Walker, lufta jonë për çlirimin e vendit mori kahje të re dhe përkrahje ndërkombëtare.

Tani të Lirë, me shtetin tonë demokratik, jetësojmë amanetin e të rënëve vetëm duke zhvilluar shtetin.

Lavdi të rënëve për Lirinë e Kosovës!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=476389243853523&id=100044473537715