5 përbetimet e Bashkimit Demokratik për Integrim për Tetovën

0
20

Të nderuar bashkëqytetarë
Të nderuar përfaëqsues të mediave
Të nderuar të pranishëm,

Sot përpara jush dua të prezantojmë 5 përbetimet e Bashkimit Demokratik për Integrim për Tetovën. Agjenda e blertë nënkupton menaxhim efektiv me mbeturinat, përfundim të rrjeteve të kanalizimit dhe ujit të pastër për pije, gasifikim, parkingje, trafik të lehtësuar, më shumë gjelbërim, më shumë parqe.
Për NE ky vizion për Tetovën është një proces të cilin do ta realizojmë bashkë dhe ai nënkupton projekte reale dhe të arritshme përmes të cilave do të përmirësojmë kualitetin e jetës së qytetarëve: Disa nga këto projekte të agjendës së blertë për Tetovën janë:

  • Vendosja e kontejnerëve gjysëm nëntokësor – projekti konsiderohet si hap më tej në përmirësimin e kapaciteteve të ndërmarrjes publike dhe në ofrimin e shërbimeve nga kjo ndërmarrje.
  • Furnizimi i shkollave me invereter dhe pastrues ajri.
  • Hapësira të reja të gjelbra në qytet / Rregullim të hapësirave përreth lumit Shkumbin
  • Transport publik të zgjeruar
  • Ngarkesa në trafik buron edhe nga mungesa e vendeve të parkingjeve publike. Prandaj intervenimi në sheshin kryesor të qytetit është i domosdoshëm. Në mandatin tonë kemi synim parësor që Tetovës t’i japim një shesh publik urban dhe modern, i cili do të plotësojë nevojat e qytetarëve.

2.Agjenda digjitale
Një admnistratë elektronike është çelësi për shërbim efikas publik por edhe transparent duke dhënë shërbime tërësisht digjitale.
Me projektin ‘Zgjidhjet inovative të shërbimeve komunale në komunën e Tetovës’ qe do të fillojë me implementim në dhjetor 2021, do të mundësohet digjitalizimi i shumicës së shërbimeve komunale, trajnimi i administratës dhe qytetarëve/bizneseve në përdorimin e këtyre shërbimeve. Me implementimin e platformës digjitale të informacionit gjeo-informativ TIK, synimi ynë është integrimi i të gjithë proceseve manuale komunale në nivel digjital. Shërbimet e inspektimit do ta përshpejtojnë përgatitjen e raporteve nga inspektimi në terren; lëshimin e ekstrakteve nga planet urbanistike në formë të automatizuar; sigurimin e të dhënave për planifikimet e shtëpive; prezantimin publik të planeve urbanistike të përgatitura; përpunimin e kërkesave dhe lëshimin e certifikatave nga qytetarët e kompanitë, mbledhjen e taksave dhe shërbimet tjera komunale.
Përmes promovimit të aplikacionit në të gjithë sektorët komunal, përdorimi i shërbimeve digjitale do të transformojë komunën, sepse do të ris kapacitetin financiar dhe do të sigurojë që bizneset/qytetarët t’i marrin dokumentet në kohën e duhur. Këto zgjidhje inovative nëpërmjet moduleve do të kenë qasje në ueb dhe në aplikacione përmes celularëve, që do të shfrytëzohen nga qytetarët, duke kontribuar kështu në planin tonë për një komunë digjitale.

3.Agjenda e derës së hapur

Kryetarët e komunave janë në shërbim të qytetarëve dhe komuna ju takon qytetarëve. Të gjithë qytetarët kanë pasur dhe do të kenë qasje të plotë tek kryetari i tyre.
Qytetarët kanë pasur mundësi të takojnë kryetarin çdo të dytën javë. Kjo derë e hapur do të vazhdojë, dhe gjithsesi do të mirëpresim çdo qytetar, jo vetëm në komunë por edhe në zyrat e shërbimit publik nëp;r fshatra.

4.Agjenda e përfshirjes së qytetarëve

Politika e përditshme nënkupton marrje të vendimeve të shpeshta dhe rëndësishme të cilat ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në të ardhmen e tyre. Përfshirja e qytetarëve në vendimmarje nënkupton që vendimet e mëdha nuk do të mirren nga rrethi i ngushtë drejtues i komunës, por nga qytetarët.
Ne do të zbatojmë modele moderne të pjesëmarrjes demokratike për të gjithë projektet në hapësirat publike, ku qytetarët që në fillim do të integrohen në zhvillimin e projektit. Në vitin 2020 ne ndryshuam statutin e komunës duke vendosur nen të veçantë për pjesëmarrjen e qytetarëve në forume të bashkësive, citoj:
“Kryetari dhe Këshilli komunal i komunës së Tetovës me incitivë të vet organizon forume të bashkësive, si formë për pjesëmarrje publike të të gjithë qytetarëve të komunës, për debat publik të problemeve dhe identifikimin e zgjidhjeve dhe prioriteteve, propozim dhe zgjidhje ose zhvillimin e projekteve në interes të komuniteve. Organizimi i forumeve i përshkruar në paragrafin e mëparshëm të këtij neni mund të inicohet nga persona fizik dhe juridik të interesuar të cilët janë të gatshëm të mbështesin financiarisht dhe materialisht projekte në interes të komunës. Kërkesa e paragrafit 2 të këtij neni dorëzohet deri tek Kryetari i komunës,i cili në bazë të dokumenteve strategjike dhe qëllimeve të zhvillimit të komunës vendos nëse inicijativa do të pranohet apo refuzohet. Mënyra dhe procedura e funksionimit të forumeve të bashkësive rregullohet me Rregullore që e sjell Këshilli komunal me propozim të Kryetarit.”

Paraelisht do të organizojmë edhe forma të tjera të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje si që janë: Ditët e hapura të komunës së Tetovës, tribuna, forume dhe diskutime publike në lidhje me çështje të rëndësishme si që janë: miratimi i buxhetit dhe programit vjetor të komunës, miratimi i planeve urbanistike si dhe çështje të tjera ku zëri i qytetarit është jo vetëm i rëndësishëm por edhe i domosdoshëm.

5.Agjenda zero tolerancë

Përbetimi ynë zero tolerancë nënkupton zero keqpërdorim, zero keqmenaxhim, zero korrupsion, zero qen endacak, zero ndërtime pa leje, zero qytetarë të lënë pas dore.
Qytetarët, nëpërmjet digjitalizimit të plotë të shërbimeve tona, mund të ndjekin kërkesat e tyre dhe të shohin statusin në kohë reale. Digjitalizimi, gjithashtu, do ta rrisë transparencën dhe do ta parandalojë korrupsionin në administratë. Më tej, ne do të instalojmë një Ombudsman të pavarur dhe një platformë anonime sinjalizuese digjitale ku qytetarët mund të raportojnë incidente në administratë. Të gjithë pozicionet drejtuese në administratën publike do të verifikohen, që d.t.th. një kontroll i dyfishtë mbi kualifikimin e tyre ligjor, moral dhe profesional.
Për ta rritur sigurinë në qytetin tonë, ne do të krijojmë një polici komunale që do ta mbështesë policinë shtetërore në zbatimin e ligjit, do t’i sigurojë rrugët, veçanërisht para shkollave dhe çerdheve dhe do ta kontrollojë dhe menaxhojë trafikun dhe parkimin. Kjo polici komunale, e paarmatosur, gjithashtu do të jetë përgjegjëse për ta shmangur ndotjen e qytetit dhe për t’i kontrolluar respektimin e rendit në hapësirat publike.

Gjithashtu në bashkëpunim me UNDP dhe Qendrën për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, jemi në përpilim të një projekti për ndërtimin e qendrës për trajtimin e qenve endacak, që është një një problem jo vetëm në komunën e Tetovës por edhe në nivel shtetëror.

Do të angazhohemi maksimalisht, të ndërtojmë një komunë moderne dhe të zhvilluar, me kompetenca më të mëdha, më tepër financa, transparente dhe të përgjegjshme.

Ju falemnderit!

veprodrejtëvotoblertë 🍀

Burimi: https://www.facebook.com/343207362386823/posts/6640230099351153/