A do të hyj NATO në përballje me Rusinë?!

0
135

Një zyrtare amerikane tha se anëtarët e NATO-s “qëndrojnë të bashkuar” para bisedimeve me Rusinë mbi të ardhmen e sigurisë evropiane, teksa shqetësimet janë rritur mbi një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës.

Të 30 anëtarët e Aleancës ushtarake perëndimore takohen me zyrtarët rusë në Bruksel, për të biseduar për kërkesat e Moskës lidhur me garancitë e sigurisë, por edhe për grumbullimin e trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Rusia po kërkon që NATO të ndalë zgjerimin nga lindja dhe të tërheqë prapa përparimet e bëra që prej viteve 1990 në Evropën Qendrore dhe Lindore. “Është bërë krejtësisht e qartë që asnjë aleat brenda aleancës së NATO-s gjatë bisedimeve nuk do të heqë dorë nga çdo gjë që lidhet me politikën e NATO” për pranimin e anëtarëve të rinj, tha më 11 janar ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith.

“NATO është e hapur dhe e përkushtuar për një dialog të mirëfilltë reciprok me Rusinë”, tha ajo. “Në të njëjtën kohë, ne qëndrojmë të bashkuar për të penguar kërcënimet kundër aleatëve të NATO-s dhe agresionit rus kundër partnerëve tanë në Evropë”, shtoi Smith.

N News Media