A po dorëzohet Vuçiqi përballë Kurtit dhe a po përgatitet për njohjen e Kosovës?

0
68

Sot është mbajtur Samiti në Slloveni, BE dhe Ballkani Perëndimor.

Pjesë e takimit ishte edhe kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Madje, ky i fundit deklaroi se shteti i tij nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet Bashkimit Evropian nëse nuk zgjidh çështjet e pazgjidhura me Kosovën.

“Pa i zgjidhur çështjet me Prishtinën, Serbia nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet BE-së”, tha ai.

Profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar këtë deklaratë duke thënë se e ka kuptimin e dorëzimit dhe përgatitjes paraprake të Serbisë për ta njohur Kosovën.

Sipas tij, Serbisë iu ka bërë e qartë se qetësi fqinjësore Serbia do mbetet e izoluar rreth e përqark shteteve të Ballkanit e BE-së.

“Deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Samitin e mbajtur në Slloveni se: “Pa i zgjidhur çështjet me Prishtinën, Serbia nuk do jetë në gjendje që t’i bashkohet BE-së”, e ka kuptimin e vetëdijesimit politik e ekonomik të elitës politike serbe në krye me Vuçiqin, e ka kuptimin e dorëzimit dhe përgatitjes paraprake të Serbisë për ta njohur Kosovën, deklarata e Vuçiqit në Bërdo të Sllovenisë e ka kuptimin e simbolikës politike, se, pa njohje reciproke të dy shteteve, Kosovë-Serbi, pa qetësi fqinjësore Serbia do mbetet e izoluar rreth e përqark shteteve të Ballkanit e BE-së, se vetëm dy zgjidhje të mundshme për Serbinë e Vuçiqit do mbeten, ose me BE-në, ose me Rusinë”, shpjegon Mehazi.

Në fund, ai shton për perspektivën e Serbisë tutje, ajo është e detyruar të njoh pavarësinë e Kosovës.

“Nëse Serbia kërkon perspektivë evropiane ekonomike, politike e diplomatike është e detyruar apo e kushtëzuar të njoh pavarësinë e Kosovës, nëse dhe më Vuçiqi e qeveria e Serbisë do ushqehej me idetë kriminele të Millosheviqit atëherë do mbetej korbzeza politike e shteteve ballkanike e evropiane, e izoluar, e drobit, e mpakur, e pa autoritetshme para fuqive të mëdha të BE-së e SHBA-së”, përfundon profesori Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

Burimi: Kosovaime.tv