Ahmeti: Mos të lejojmë VMRO të fitojë në Gostivar dhe Kërçovë

0
248

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në tubimin parazgjedhor në Çegran të Gostivarit kërkoi anëtarësia dhe qytetarët të mobilizohen për raundin e dytë dhe ta mbështesin kandidatin e BDI-së, Nevzat Bejta. Ai pati fjalim të shkurtër në të cilin përmendi se janë afër fitores.

“Nëse nuk do të ishin afër fitores, nuk do të vija sonte këtu. Nuk dëshiroj ta humbim Gostivarin nga VMRO ose në Kërçovë. I lus çegranasit të mobilizohen dhe të mos lejojmë VMRO të fitojë”, tha Ahmeti.

Në tubim, ai rikujtoi se çfarë ishte realizuar në këto njëzet vite që kur janë në pushtetin ekzekutiv dhe potencoi se projekte të rëndësishme na presin si Korridori 8, traseja hekurudhore për të cilat siç tha nevojitet mbështetja politike e vetëqeverisjeve lokale.

Burimi: tv21.tv