“Ai s`ban pazar me troje e me gurët e kufinit, s`e don atdheun për lek!!”/ Çun Lajçi: M`duket se quhet Albin!

0
43

Aktori Çun Lajçi përmes një postimi në Facebook ka thurur lavde për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke iu kundërpërgjigjur atyre që po e kritikojnë.

Lajçi ka thënë se Kurti nuk bën pazare me gurët e kufirit, nuk e do atdhenë për lek, dhe se ka guxim për veprim ndaj hajnit, mashtruesit, fajdexhiut, vrasësit, dhunuesit e shitësit të atdheut!

Sipas Lajçit një politikan si Albini, i duhet gjeneratave të reja.

Postimi i plotë i Çun Lajçit:

M’duket se quhet Albin!

M’duket se asht kryeministër që mua s’me duhet, e atdheut po!

Ju mund t’mos e duroni as madhështinë as vogëlsinë e tij. Mund ta urreni por jo edhe t’flisni mbarë e mbrapsht vetëm pse keni averzion ndaj tij!

Ai s’iu prishë me Amerikën nëse ju jeni t’prisht!

Kurkush s’iu fajson pse egoja juej asht thurë gabim e s’duroni hije tjetër, diell tjetër, frymë tjetër, mendim tjetër, fjalë tjetër, e mbi t’gjitha guxim për veprim ndaj hajnit, mashtruesit, fajdexhiut, vrasesit, dhunuesit e shitësit t’atdheut!

Ai s’ban pazar me troje e me gurët e kufinit!

Ai s’i ka mbushë xhepat me shitëblembje!

Ai s’e don atdheun për lek1

Ndoshta s’derdhi gjak sa ju, por djersë ma shumë se ju po.

Atij mundësh me ia thye kokën n’gurët e kufinit, por gurët me i lëvizë si Ju jo!

Mos e shani kot ju që e keni për interes politik, se populli e din kush asht,e populli nuk shahet pse e don aq shumë!

M’duket se quhet Albin e m’duket se asht Kryeministër. Duroni se m’duket që ka me iu ra mirë edhe juve.

Mua jo!

Unë jam sot për nesër, por gjeneratat po vinë e atyne iu duhet ai, jo ju!

Burimi: botasot.info