Al Jazeera: Shaip Kamberi luftëtar i guximshëm për çështjen shqiptare

0
316

Më poshtë po ju sjellim pjesë nga teksti i Aljazeera-s

Shaip Kamberi, një shqiptar nga Bujanoci dhe kreu i grupit të vetëm opozitar, e ka profilizuar veten si një diskutues bindës dhe një kritik serioz të qeverisë në pak më shumë se një vit, por përshtypja është se e gjithë kjo nuk është e mjaftueshme për ndonjërin nga drejtuesit të spektrit opozitar serb për ta ftuar për kafe.
Kjo nuk duhet të jetë befasi nëse dihet se ky i diplomuar në drejtësi është po aq i ashpër në kritikën e opozitës, ndoshta edhe më i ashpër se se vet qeveria.
– Serbia ka nevojë për një opozitë të re, e cila, ndryshe nga ajo aktuale, do të ketë kapacitet dhe dëshirë për të ndërtuar një alternativë politike dhe një diskontinuitet me të kaluarën, por edhe me të tashmen. Mendoj se opozita mban një përgjegjësi të madhe për situatën aktuale në vend, dhe do t’ju kujtoj se shumë nga drejtuesit e saj kanë qenë në pushtet deri në vitin 2012 ”, thotë Kamberi.
Siç thotë ai, i qorton më shumti krerët e opozitës për mos distancimin me një fjalë apo gjest të vetëm nga mesazhet e urrejtjes ndaj shqiptarëve që vijnë jo vetëm nga përfaqësuesit e qeverisë, por edhe nga organizata të ndryshme të ekstremit të djathtë. Siç thotë ai, disa opozitarë organizojnë edhe grupe të cilat para Kuvendit i brohorasin Presidentit të Serbisë, “Vučiću Šiptare!”, që është një emërtim fyes për shqiptarët./rtvpresheva.com