Ambasadori i parë amerikan flet shqip: Miqtë e mi shqiptarë atje, ju përqafoj me mall

0
29

Ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri William E. Ryerson ka përcjellë një mesazh të ndërthurur në shqip dhe anglisht për të gjithë qytetarët shqiptarë, në 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai shprehet se i mungojnë të gjithë miqtë e tij shqiptarë.
https://www.facebook.com/watch/?v=403715708047044&t=10
“Zonja ambasadore faleminderit shumë për ftesën. Më vjen shumë keq që nuk mund të jem atje te ju tani. Ndjesë që nuk ia dola të vij. Nuk është hera e parë që nuk jam aty. Unë nuk isha atje kur erdhën amerikanët e parë.

Unë nuk isha atje kur u kthyem në ambasadën tonë më vonë në 1991. Me sa duket e kam zakon të mungoj më shpesh. Më mungoni ju dhe të gjithë të ftuarit tuaj. Për miqtë e mi shqiptarë atje, ju përqafoj me mall. Faleminderit, mirupafshim”, shprehet ai./fan-page.al