ARGATET E MIRESEARDHUR

0
417

Tash është momenti e argatëve të partive popullore
për t’i ruajtur më tej trojet shekullore
Partitë me aktivista forcën e tyre e treguan
edhepse qytetarin e thjeshtë gjithë kohën e injoruan

Tash është koha e qytetarit të heshtur
që ta dëshmojë pjekurinë e tij të fjetur
S’ka ç’kërkon ai tash llogari prej garuesit
pasi ka mbetur i vetëm përpara mashtruesit

O duhet të shkojë bashkë me të në humnerë
o duhet ta shpëtojë atë edhe këtë herë
S’ka çka flet tash kur heshti atëherë kur duhej të fliste
e konkurrencën ndërmjet garuesve me kohë ta nxiste

Tash jemi të gjithë të vënë përpara aktit të kryer
dhe duhet t’i votojmë ata që dje mund t‘i kemi urryer
Edhe ata që për partinë e tyre kritikat nuk i kanë kursyer
tash inatet ndaj njëri tjetrit duhen patjetër kapërcyer

Jemi këtë herë të gjithë të mbështetur për muri
se për ardhmërinë e kombit është ka na dhemb truri
Edhepse jemi të gjithë të ftuar argatë me bukën e vete
t’u japim një dorë atyre që deri dje kanë punuar veç për vehte

Inshallah këtë herë do ta venë gishtin në kokë
se është hera e fundit që për xhepat e tyre bëhemi shokë

Nuk duhet që për fitore kriteri i vetëm të jetë përkatësia kombëtare
por me të bashkë duhet të shkojë dhe pjekuria qytetare
Sepse do të vijë një ditë kur neve nuk do të na interesojë fare
pasi sofrat familjare dhe xhepat dita ditës po na mbeten pa pare

Dhe për këtë vetëm atyre duhet t’ú vijë marre
Pse nuk kanë menduar që edhe të tjerët te kenë një idare

Rinia nuk duhet lejuar të iki jashtë vendit për ta gjetur të ardhmen
por ata duhet motivuar qe në vendlindje ta ndertojnë të tashmen
Prandaj të fillojmë të gjithë ta bëjmë punën tonë,
Sa për të ardhmen e femijëve tanë këtu nuk është bërë vonë.

Dervish Alimi