“Asgjë më shumë, kryetari i Tetovës të jetë i drejtë e i sinqertë!”

0
278

I mbarë e i bardhë qoftë posti i kryetarit të Tetovës, Bilall Kasamit!
Nuk kërkojmë kurrgjë më shumë prej kryetarit të ri të Tetovës, duam që të jetë i drejtë e i sinqertë! Nëse koka e Tetovës do jetë i drejtë e i sinqertë i tërë trupi i banorëve të Tetovës do i kenë këto vyrtyte.
Qytetarët e Tetovës kanë nevojë për qetësi e rahati fizike, psikike e shpirtërore. Kanë nevojë të ushqehen me perceptime buzëqeshjesh e dashurishë, me punë e humanizëm, me pastërti ekologjike natyrore, familjare, individuale, morale, kombëtare e fetare!
I mbarë e i bardhë qoftë posti i kryetarit të Tetovës, bëre qytetin tonë parajsë tokësore për qytetarët e saj, i nderuar kryetar Bilall Kasami! Zoti ju dhashtë shëndet, entuziazëm, punë e vetëm punë të hajrit, Amin!
S.Mehazi

///

Kuptimi i fjalës urim
urím,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t)
1. veprimi sipas foljeve: telegram urimi.
2. fjalë që i thuhen dikujt për t’i shprehur një dëshirë të mirë për të ardhmen; kryesisht; numri shumës; përgëzimet që i bëjmë dikujt për një rast: urim i përzemërt; urime për ditëlindjen; i dërgoi urime.
Shih uroj