Shkruan: Valon Bela
Lëvizja BESA përmes eksponentëve të saj sot ka pyetur kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari se a e konsideron ende Qeverinë LSDM-BDI, qeveri kriminale!?
Anëtari i lartë i Lëvizjes Besa, Valon Bela në një postim të tij në rrjetin social facebook duke komentuar hyrjen e ASH-së në Qeveri ka shkruar:
“Pyesim Taravarin, a e konsideron këtë Qeveri akoma Qeveri kriminale?
Kur futet palaço tek Mbreti, pallati bëhet cirk!”
Ndryshe, sot kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Gostivar realizoi një takim të shkurtër me kryetarin e komunës Arben Taravari.
“Kryeministri dhe kryetari i komunës folën për sfidat me të cilat ballafaqohet Komuna e Gostivarit dhe rëndësinë e mbështetjes që Qeveria ofron për stabilizimin e komunave në mënyrë që ato të kryejnë me sukses përgjegjësitë e tyre ligjore dhe të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët. Qeveria po ndërton një sistem objektiv, të drejtë, transparent dhe të qëndrueshëm për barazi financiare të komunave. Qëllimi i Qeverisë është t’u ofrojë qytetarëve shërbime cilësore dhe qasje në to pavarësisht se ku jetojnë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.