Bill Clinton del nga spitali, Hilary e mban gjatë gjithë kohës për krahu, si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

0
52

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka dalë ditën e sotme nga spitali pas trajtimit nga një injekson i cili iu përhap në qarkullimin e gjakut.

Gjatë gjithë kohës, Clinton mbahej për krahu nga gruaja e tij, ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton. Jashtë takoi para kamerave stafin e spitalit dhe ia bëri gazetarëve me shenjë kur u pyet se si po ndihej.

Drejtori Ekzekutiv i Departamentit të Mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë Irvine Dr. Alpesh N. Amin, i cili kishte mbikëqyrur ekipin mjekësor të Clinton, dha ​​një deklaratë pas lirimit të tij.

“Presidenti Clinton u lirua nga Qendra Mjekësore UC Irvine sot. Ethet dhe numri i qelizave të bardha të gjakut është normalizuar ndaj dhe ai do të kthehet në shtëpi në Nju Jork për të përfunduar kurën e antibiotikëve,”-tha ai.

Clinton shkoi në spital për një infeksion të traktit urinar që u përhap në qarkullimin e tij të gjakut. Ish-presidenti, i cili ishte në gjendje të mirë gjatë gjithë trajtimit të tij, u trajtua brenda kujdesit intenvis jo sepse kishte nevojë por për më shumë privatësi. Presidenti i 42 -të është përballur me sfida të tjera shëndetësore në të kaluarën. Ai iu nënshtrua një operacioni të zemrës në vitin 2004 dhe më pas iu futën dy stente për të hapur një arterie në 2010./weblinkmedia.com