Politika është t’i ushqesh njerëzit me shpresë, ose t’ua zgjasësh ate! Njerëzit mësohen të shpresojnë, të presin për diçka që realisht nuk do të vijë kurrë! Vitet ikin, bashkë me to edhe jeta, politikanët vazhdojnë të premtojnë dhe të gënjejnë; argument për këtë është biseda e shkurtër me votuesit vetëm gjatë kampanjës parazgjedhore! Andaj, kështu do të vazhdojnë premtimet gjersa të mos ngritet niveli i vetëdijes shoqërore dhe derisa të mos fillojnë mosdëgjimet apo padëgjueshmëria qytetare në çdo hap ku ndodh padrejtësia. Thotë ish-kryetari i Bosnjës dhe Hercegovinës Alija Izetbegoviq kështu: “Ata u bënë ujqër se ne ishim dele”! Duke u nisur nga ky parim, kuptojmë se faji fillon nga vetë ne, nga shoqëria e cila fillon të vetëdijesohet nga ndërgjegjësimi individual i çdonjërit prej nesh!
Agron Sherifi 07.05.2021