Shkruan: Florim AJDINI
Agresioni Rus mbi Ukrainën sovrane, edhe një luftë e paprovokuar ndaj një shteti të madh dhe të pamvarur Europian. Edhe një luftë e papresedane ‘sui generis’, që bazohet në parimet e mendjes militare iracionale të komanduar nga hipotetika nihiliste e etikës dekadente ushtarake! Ukraina, shtet vëllazëror sllav, ndaj Rusisë autokrate ekspansioniste, status i njëjtë si ai me Serbine e vogël në Ballkan. Kjo e fundit, një shtet i pamvarur me orientime gjeostrategjike në “hava“, siç do thoshte populli ynë! Një vend që kërkon rrugën që nuk egziston, një qëndrim ky, që gjatë historisë së saj të ‘fëmijës së pagdhendur dhe belaxhi të Ballkanit’, edhepse i vogël dhe i pafuqishëm, e ka bërë Serbinë të ‘dijë të ndez zjarre të paparashikuara luftarake’, normalisht nga të cilat neve shqiptarët, kemi pasur pasoja të rënda.
Për çudi, ky vend në përpëlitje në mes Demokracisë perëndimore dhe dhespotizmit ekspansionist pansllavist, edhe pas invazionit Rus në Ukrainë, vazhdoi të bënte politika iracionale të kontrolluara nga “deluzioni i madhështisë së saj, për të kontrolluar Ballkanin!” Një ëndërr e paëndërruar, me të cilën ky vend, po imiton vëllaun apo babain e tij të madh, e të pangopur me hapësira transkontinentale, djerrina të pafundme të impulsivitetit territorial rus, për të zaptuar, dhe kurrë për të mos punuar për mirëqenien e popullit të tij! Si rezultat i një qëndrimi të këtillë serb ndaj agresionit rus, me kalimin e kohës, përderisa Ukraina po përgjaket skajshmërisht, ç’menduritë iracionale të mendjes militare serbe, sa çel e mbyll sytë, duket sikur po ndryshojnë! Sa çudi! Serbia pretendon të ketë mësuar mësimin që i shpjegohet sipas modelit të ‘shkopit dhe karrotës!’
Lajmi më i ri që sot u lëshua nga CRUX, flet për një kthesë 180 shkallëshe i politikave perfide serbe. Një kthesë që nga perëndimi shikohet me rezervë! Serbia ky aleat i vjetër dhe i ‘kultivuar politikisht sipas terkut të politikave Ruse’, planifikon që së shpejti të blejë së paku 12 avionë luftarak Stinger-Rafallë, nga Franca, ‘mikesha e dikurshme’ e saj. Kjo lëvizje e papritur e këtij vendi Ballkanik, sadoqë e çuditshme të jetë, prapëseprapë duhet shikuar si një truck, drejtë një uvertyre tjetër drejtë politikave të mbështetura mbi principet dybinarëshe, me ç’rast do i tregonte botës që ja po pozicionohem fortë në binarët që lidhin vendin me ‘Europën mëmë!’ Por, kjo lëvizje e Serbisë, mund të shikohet edhe si një ‘pregaditje e Beogradit’ për një pozicionim konkret, që largon vendin përfundimisht nga Moskva revizioniste, kur fjala është për qëndrimin e saj jostabil ndaj invazionit Rus mbi Ukrainën. Nëse jo ndryshe, përdorimi i këtyre avionëve do qëndrojë në “stand by military arrangement” , për do kohëra më të mira, që serbet dhe rusët si gjithmonë, i kanë ëndërruar! Ëndrra apokaliptike këto, që nuk do i dëshironte as dreqi!
Për më tepër, në kuloaret e politikave ushtarake ndërkombëtare, blerja e avionëve francezë, zëvendëson avionët tanimë të amortizuar rus, që ky vend i bleu përpara fillimit të luftës në Kosovë. Kjo, kur dihet që furnizimi i Serbisë me armë dhe arsenal ushtarak, gjithnjë është realizuar nga tregu Rus! Një lamtumirë e ftohtë “babushit të saj” e manifestuar me lotë dhe empati të fshehur thellë në ëndrrat naïve dhe kryeneç të Serbisë, për të arritur deri në Tokyo! Nga ana e prezidentit serb Vuçic, lajmi u përforcua edhe më shumë duke thënë që në të ardhmen e afërt Serbia do blente edhe 12 avionë të tjerë, te tipit të njëjtë, nga një vend tjetër perëndimor! Por ai përpara Reuters, nguroi të shpaloste origjinën e avionëve luftarakë. Dhe përsëri, parashtrohet pyetja enigmatike; a po distancohet Serbia përfundimisht nga Rusia?! A po vjen ky akt si rezultat konsolidimit dhe stabilizimit të procesit që ky vend po kalon pas marrjes së statusit kandidat për UE, me ç’rast UE, kërkoi që në mënyrë konkrete ky vend të pozicionohej pro ose contra agresionit rus ndaj Ukrainës sovrane!
Analitikisht shikuar, ekspertët ushatrakë të Pentagonit dhe të fuqive Europiane, e shikojnë me rezervë hapin serb në këtë drejtim. Pra, blerja e Stingerëve francezë, paraqet “një lamtumirë përfundimtare serbe”, politikave ekspansioniste të babushit të pangopur rus, duke iu larguar ngadalë kështu gjeostrategjisë ruse dhe teknolgjisë ushtarake që ky vend ia ka dhënë Serbisë gjatë shekujve. Një përkrahje haptas kjo, që Rusia cariste të realizonte reinkarinimin e fantazmës së Rusisë së paskajshme territorialisht edhe në Ballkan. Rusisë së pangopur, vendit me më shumë zona kohore në botë! Shtetit me sipërfaqe më të madhe në botë, mbi 17.000.000 km-2, me një ekonomi të shkatërruar, me popull të varfër, me inteligjencë të heshtur, me ndalim të shprehjes dhe mendimit të lirë, shtetit me numrin më të madh të oligarkëve në botë, në krye me Putin, që llogarit të ketë pasuri mbi disa miliarda dollarë!
Tani, parashtrohet pyetja, nëse Serbia belaxhie, me këtë akt, përforcon seriozitetin e saj për hyrje në familjen e madhe Europiane, apo kjo është vetëm një lojë e rradhës, sipas modelit “bishti në Moskvë, ndërsa goja e hapur në Bruksel! Përsëri një qëndrim politik i padefinuar, këtë vend tanimë për shekuj ‘politikisht të paudhë’, e vë në një pozitë konfuze të një hipotetike gjeopolitike të rrezikshem edhe për rajonin por edhe për Europën. Kjo, sepse ky vend, në mënyrë kategorike, nuk konsideron një anëtarsim eventual të saj në Alenacën me të fuqishme ushtarake të globit NATO, madje kurrë! Kjo sepse po kjo Aleancë, bombardoi këtë vend problematik, në vitin 1999 për të shpëtuar përmbylljen e gjenocidit ndaj shqiptarëve, që rezultoi me pamvarësinë e shtetit të Kosovës. Një qëndrim ky që është tepër i thjeshtë për ta kuptuar, sinqeritetin politik të demokracive perëndimore kundrejt popujve që synojnë lirinë në familjen e madhe të Perëndimit të përparuar.
Serbia si gjithnjë po zhvillon një diplomaci multidimensionale perfide dhe iracionale, që nuk e le atë të del nga terri i kapsullës dhespotiste, për t’u zgjëruar pikërisht siqë bën babushi i saj rus! Ajo që është evidente, është fakti që këtë çorbë sllave, zonja Europë, nuk do të pijë më. Një balancim pozitash serbe, ndërmjet EU dhe Rusisë, nuk është i mundur! Ose-ose! Ndryshe nuk ka! Një qëndrim i Brukselit që këtij vendi rrugëhumbur, nuk i pëlqen aspak. Kjo edhe përkundër fakti që Serbia në KB, nuk votoi sanskionet që perëndimi i vëndosi Rusisë, edhepse, kritikoi në një mënyrë të butë agresionin rus mbi Ukrainën, duke e quajtur këtë të fundit vetëm si vend sovran me integritet territorial. Një broçkul tipike politike serbe e Beogradit naiv.
Interesant është fakti që Serbia, në dekadat e fundit, sikur t’i ketë thënë lamtumirë teknologjisë ushtarake ruse, duke i drejtuar kërkesat e saja vetëm nga vendet perëndimore dhe teknologjitë e tyre të përsosura ushtarake. Ajo madje nuk hamendet shumë edhe për çmimet që i ofrohen! Por në anën tjetër, fenomeni që këto hapa të saja po ndërmerren tanimë disa herë, duket që nuk i lënë duarkryq vendet si Kroacia dhe Greqia, të cilat bëjnë të njëjtën gjë! Fatmirësisht, në këtë drejtim, të vetmit jemi ne shqiptarët, që madje as që vërejmë atë që ndodh në kujshillëkun tonë konsekutiv! Rama kryeministri i ditur dhe zemërgjërë i Shqipërisë, piktori me veshje bizarre, madje pwr tu shwndruar nw njw ‘burlesque politique fatal’, pa dorëza hyn në projektin e pastër serb të Ballkanit të hapur, duke anashkaluar Procesin e Berlinit, të dizajnuar enkas për interesat e vendeve të rajonit. Procesit që synon avansimin e ekonomive dhe politikave të tyre të bashkëpunimit drejtë një të ashtuquajturi ”fast track” udhëtimi drejtë Unionit Europian.
Një injorim i pacipë dhe naiv ndaj Republikës sovrane të Kosovës. Vëllezërve të Ramës, të anashkaluar nga Shqipëria mëmë. Një ‘paralele e trishtë’ që flet për implementimin e politikave perfide sllavo-orthodokse dhe interesave e tyre, që vë në shprehje një disbalancë ekslpozive me politikat e shtetit shqiptar dhe R. se Kosovës. Për më tepër, relacionet politike dhe diplomatike ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, nuk vëhen në diskutim madje edhe kur në shprehje vijnë edhe agresione apokaliptike si ai mbi Ukrainën, me ç’rast Berogadi zyrtar, haptas kundërshtoi sanksionet e perëndimit mbi Rusinë ekspansioniste. Një mësim për ta mësuar! Normalisht, nëse për këtë jemi në gjendje të merremi vesh si dy shtete të pamvarura. Nëse jo në këto rrethana atëherë kur?
Hapat e këtilla infantile të kreut të shtetit shqiptar, janë mësime që nuk mësohen dot nga ai. Thjeshtë njeriu duket sikur t’i ishte bërë magji, dhe të mos vërente atë që po bën “miku i tij i besueshëm nga Beogradi!” Vuçiç tanimë Ramës, ia ka treguar dhëmbët disa herë, por neve si shqiptarë, ndoshta pse jemi zemërgjërë dhe gjithnjë, të huajve u japim atë që kemi, jemi të dëgjueshëm sa më s’ka, dhe më e keqja, siedhe gjatë shekujve, gjithnjë kemi luftuar njëri- tjetrin, edhe kësaj rradhe bëjmë të njëjtën. Pra, në vend qe të rradhitemi edhe ne si shtete në këtë konkurencë armatimi në paqë, i cili Shqipërinë do e poziciononte më mirë se sa që është, në kontekst të krijimit të një sigurie më të lartë të mbrojtjes nacionale dhe interesave tona të përgjithshme si shqiptarë, normalisht sipas modelit serb, me aleatët tonë perëndimorë, të kllapitur nga një naivitet dogmatic i politikave pansllaviste, ne demens, pregadisim kamikaze politike që që dëshprojnë demokracitë perëndimore!
‘Panta rei’ patën thënë romakët, që dmth. Se kurrë nuk lahemi ujin e njëjtë, fatkeqsisht neve shqiptarëve, na bën që kënaqësinë me të madhe ta përjetojmë, pikërisht atëherë kur të lahemi po në atë ujë, që kundërmon erëra të pakëndshme të së kaluarës! Mësime këto, që vështirë i mësojmë. Kjo është hija e territ që po na ndjek gjatë histories! Thjeshtë, sikur të jemi bërë një lodër e trishtë dhe e shëmtuar, fatin e së cilës e presin të tjerët!
Shkruan: Florim AJDINI