Dementiae Deontologica Rēgimen …!

0
346

Florim  AJDINI

“Qëndrojmë ballë për ballë me irracionalen!  Në mënyrë intensive ndjejmë nevojën për drejtësi, lumturi, jetë, shkak e arsye!  Absurdi na rrethon! Ai ka rilindur, ai përjeton rilindjen e tij! Ai ka lindur nga ky konfrontim që rezulton nga nevoja e njeriut për drejtësi dhe etikë. Ai mbisundon  heshtjen e paarsyetueshme e botës tonë të nëpërkëmbur dhe të shtypur.” 

Mendjet e mëdha ndryshuan botën në të cilën jetojmë, por fatkeqsisht shumë pak ose gatise fare, nuk ndryshuan botën tonë të shqiptarit. Filozofia e tyre egzistencialiste,  edhe më tej, si hije na ndjek, përderisa neve  në makth dhe përpëlitje egzistencialiste po përpiqemi t’u bëjmë ballë  akteve të shëmtisë të servuara nga “leximi i mbrapshtë i etikës deontologjike” dhe pushtetit të saj të absurdit, tanimë për dekada,  të dalë jashtë kontrollit!

I madhi Emanuel Kant vuri themelet e veprimit etik dhe vlerave morale që atë e ushqejnë, ndërsa i madhi Albert Camus, me Filozofinë e tij absurdizmit egzistencialist,  definoi “mendësinë e përdalë njerëzore” në eliminimin e këtyre vlerave të shenjta, që bota perëndimore, për dallim nga “pështyrja jonë e pacipë”,  i përqafoi ato shekuj më parë. Dhe ja ku jemi sot… Dementiae Deontologica Rēgimen ! Pikë kjo  e mendimit psiko-filkozofik ku autori i këtij shkrimi “me  dashuri dhe për shpëtim”,  u rikthehet disa vlerave dhe parimeve religjioze që funksionojnë si bazë e kodeksit etik, të interpretuar nëpërmjet  kulturës religjioze, që praktikohet  anë e kënd rruzullit tokësor. Ai këtë nuk e bën rasatësisht, por thjeshtë sepse Filozofia e tij absurdisto-egzistencialiste, i jep të drejtë atij, që të mendojë se ende ka shpresë dhe vend për përmirësim! Pra, ai kërkon një “plasaritje sado e vockël” të jetë ajo,  në kognitivitetin psikologjik të individit, që ky i fundit  të “dëgjojë zilen e shpëtimit” që do ndryshonte sadopak   mendimin iracional të përdalë, në veprimet tona të përditshmërisë së pushtetit të mendjes iracionale të interesit për materialen dhe herostratisten e bjerë skajshmërisht. Veprimet këto,   që ngadalë por sigurtë shkatërrojnë atë pak etikë dhe vlera morale që kanë ngelur, në shoqërinë në të cilën jetojmë.

Por përsëri, fakti i të transformuarit tonë si inteligjencë dhe si intelektualë, në qenie individuale që herë pas herë “u ngjitemi klaneve dhe grupeve klanore”, edhepse  ky fenomen, si pasoje e një seleksionimi rigjid dhe absolut i kontrollit të ushtruar nga to, gatise gjithmonë  është tëpër i vështirë për depërtim, andej edhe i padepërtueshëm në qarqet ku bëhen politikat e mëdha në interes të popull, si për çudi, gjithnjë ndeshemi më rënien në greminën e pamëshirshme të jetës! Është ky, individi i rrëzuar përdhe, si miza që  fluturimth ndeshet dhe përplaset me qelqin  e dritares, është ky momentumi i trishtë kur si individë por edhe si popull, ballafaqohemi me faktin e trishtë të  paskrupullsisë së Dementiae Deontologica Rēgimen…!  

Thjeshtë ky është pushteti i “mendjes së vetëbegenisur”,  të bazuar mbi vlerat morale dhe etike,  që kontrollojnë dhe manipulojnë  ekstremin deontologjik të parimeve të imperativit hipotetik deontologjik, kësaj ligësie që prodhon mendja iracionale e interesave të ulta të shoqërisë materialosto-herostratiste,  në të cilën të zhveshur nga dinjiteti, “bëjmë se jetojmë!” Të shoqërisë së ”antivlerave dekadente të shkatërrimit të asaj që pretendojmë se po ndërtojmë, të shoqërisë ku ndeshem Filozofitë e mëdha të mendjeve që ndryshuan botën, pjesë e së cilës  jemi  vetëm fizikisht!  Është  kjo shoqëria e “rrëmbimit galant” të gjërave pa asnjë pretekst, pa asnjë vlerësim paraprak rreth kapacitetit fizik apo intelektual apo profesional,  nëse ajo që rrëmbehet “ad acta”, është diçka që mund të gëlltitet, apo thjeshtë të mbet në fyt! Fatmirsisht, kjo e fundit, pra, “mbetja në fyt”,  nuk ka të ngjarë, sepse clichée-të e aftësive dhe rregullave të të fortit, janë ato që sundojnë, andaj “gëlltitja e viktimës është fare e lehtë.”

Si ngushëllues dhe përkrahës i mendimit racional dhe funksionimit të tij bazuar në parimet deontologjike të etikës së bazuar mbi parimet kategorike të bërjes së gjërave, në emër të  të përvuajturve, të të diskrtedituarve, të të shtypurve dhe të atyre që akoma “ndjejnë sublimen e drejtëisë” akoma të gjallë në mesin tonë, do i inkurajoja  në popullorçe: “drejtësia vonon, por nuk harron.” Ndoshta neve nuk do ta përjetojmë, por gjeneratat që  vijnë, jo për meritë dhe kontribut tonin, por të ndonjë faktori të jashtëm perëndimor, do arrijnë ta shijonë së paku kënaqësinë dhe  dhe dinjitetin e   sublimes,  vlerë kjo me të cilën njeriu lind  dhe e  frymon për herë të parë, pas ardhjes së tij në këtë botë.

Andaj, në “ombrellën e madhe të drejtësisë dhe arsyeshmërisë së bërjes së gjërave”,  për të mirën kolektive dhe jo atë individuale,  të  definuar qartë nga i madhi Emanuel Kant,  të kllapiturit nën kthetrat e të së kundërtës që Filozofia e tij predikon, do t’i inkurajoja të gjithë ato që jetojnë me frikën e shpalosjes së të vërtetës dhe drejtësisë,  madje  qoftë kjo edhe në mënyrë informale, të mos jetojnë më nën ombrellën e  Dementiae Deontologica Rēgimen. Andaj, të mveshen me petkun e fuqisë së zemrës, guximit dhe përkushtueshmërisë, që në mënyrën më sublime të kundërshtojnë ligësinë dhe jonjerzoren që po na gllabëron për vdekje shpirtërore,  gjithnjë e më shumë edhe si individë edhe si komb dhe kulturë!

Është koha e “koncepteve filozofike absurdiste të përdala”, është koha e luftës së shpallur kundrejt  mendjeve të mëdha që ndryshuan botën, por si gjithnjë gjatë  historisë së civilizimit njerëzor, është edhe koha e nevojës së madhe për të jetuar për të egzistuar, është koha e realizimit të së drejtës elementare të garantuar, të njeriut si qenie logjike. Është kjo epoka   ndeshjes  së pamëshirshme ndërmjet iracionales dhe racionales, ndeshjes së ashpër  që rezulton nga disbalanca ndërmjet të së mirës dhe të ligës. Është kjo epoka e luftë së shpallur ndërmjet kontraditave marramendëse dhe  të çorroditura të materializmit dhe herostrarizmit, të udhëhequr nga “autokracia dhe demokracia komuniste”, që ndalon rreptësisht atë që madje as regjimi që lamë pas nuk e ndaloi. Bukë… punë… drejtësi elemtare për një jetë të rreckajve! … Dhe si gjithnjë, siqë zakonisht dijnë  të “përfundojnë përrallat e këtij lloji”, nuk ngel tjetër për të thënë përveç: “edhe kështu shqiptaria do jetojë!…”