Demokracia e shekukllit 21 quhet ndryshe edhe hipokrizi

0
309

Demokracia e shekukllit 21 quhet ndryshe edhe hipokrizi dhe kjo per shkak se ajo nuk gjen zbatim askund tjeter, veçse ne leter! Andaj, nuk mund te kete parime te shendosha kur ne promovojme kete lloj demokracie neper institucionet e shtetit dhe kur ne sistemin tone kemi te instaluar njerez te cilet edhe perkunder vjedhjeve milioneshe dhe krimeve te me shume se dy dekadave, kane leshuar rrenje te forta edhe ne sistemin shteteror, i ke aty edhe me tej, ose ne rastin tjeter i ke njerezit (sherbetoret) e tyre qe ne kontinuitet i zbatojne urdherat e punedhenesve te tyre! Pra, keshtu funksionon pothuajse ne tere ballkanin, ndersa fjala “liria e mendimit” nga e cila liri edhe pason veprimi i lirshem i individit ne nje shoqeri te shendoshe, nuk mund te vije ne shprehje, por edhe nuk degjohet larg, sepse sistemi i kalbur politik permes mediave kontrollon mendjet njerezore, keshtu duke kontrolluar ne vazhdimesi cdo tentim per te kritikuar pushtetin edhe atehere kur kritika shpie ne progres shoqeror…. Ka thene akademiku boshnjak Mehmed Meša Selimovič: “Aty ku nuk ka asgjë, ka shpresë”! Ndaj, na mbetet shpresa ajo qe duhet te na mbaje gjalle optimizmin tone ne menyre qe jeta jone te behet me e lehte kur dihet se e kemi zgjedhur rrugen me te veshtire – ate te KRITIKËS KONSTRUKTIVE! ✍️

Agron Sherifi 11.11.2021