Vazhdojnë denoncimet ndaj deputetit Lulzim Basha, i cili ka thirrur një takim nesër në Pallatin e Kongreseve.
Burimet thonë se Malësi të Madhe, vëllai i kreut të PD, Anton Kokës po ofron 100 euro për të marrë pjesë në takimin e Bashës në Tiranë.
Burimet shtojnë se ai po kërcënon punonjësit e tij me pushim nga puna nëse nuk janë prezent në event
Ky denoncim vjen pas denoncimeve që erdhën ditët e shkuara nga punonjës të kompanisë Landmark në pronësi të kunatit të Bashës, të cilët kërcënoheshin se do humbisnin vendin e punës nëse nuk sillnin në takimin e Bashës të paktën 2 anëtarë të familjes.
Në median sociale janë publikuar denoncime të shumta, se si po kërkohet të mbushet salla me njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me PD-në./ standard.al