Florim AJDINI
Koncepti win-win i bashkëpunimit në politikë, diplomaci, ekonomi e gjithandej, është themeluar mbi baza të thella të vlerave që duhet të rezultojne ‘të barabarta’ për palët në proces negociatash! Rrënjët i ka në vlerat tradicionale kulturore kineze, (双赢 Shuāngyíng), ndërsa i referohet bashkëpunimit për paqë dhe mirëqënie, që arrihet në kohë të paqës, për të siguruar zgjidhje problemesh. Një qasje që ofron zgjidhje për bashkëjetesë mes popujsh dhe aleancash, unionesh ekonomike, politike, ushtarake e te tjera, ndërmjet shteteteve. Për më tepër, përfitimet ose marrëveshjet e modelit win-win, edhe ne diplomacinë e lartë, bazohen në një bashkepunim te mirefilltë dhe mirë të strukturuar që shtjellohet nëpërmjet diskureve shpeshherë komplekse diplomatike, që kërkojnë ‘dekodim mesazhesh ndërmjet rrjeshtash!’ Në fokusin e një diplomacie të këtillë, tanimë për një periudhë të gjate kohore po ndodhet edhe Shqipëria edhe Maqedonia e veriut. Madje që nga viti 2005 kur Tony Blair, ishte përfaqësuesi i UE-së, prej kur kësaj të fundit iu dha “statusi kandidat!” E njëjta pasoi edhe për Shqipërinë!
Një histori e pafund vizitash, dikursesh e debatesh, formale dhe joformale, në të cilat palët në process, në pashpresë, kërkojnë dizajnimin e një zgjidhje problemesh ‘à la win-win’. Vizita autoritetesh, naltë e poshtë, misonarë të rangjeve të larta të UE-së dhe te Komisionit Europian, vijnë e shkojë, pa trasimin e një rruge të mundëshme, që një herë e përgjithmonë, do na vëndoste në binarët e nevojshëm të rrugëtimit. Dhe… kështu do dukej një ‘requiem dialogjesh’, nga viti 2005, e deri më sot, që në pashpresë po vijojnë:
I dërguari special i UE-së, për Ballkanin perëndimor Lajčak, deklaroi që integrimi i këtij rajoni në UE, është një çështje e paalternativë! Mes tjerash ai shtoi që “procesi është madje edhe më i ngadalshëm se sa që shpresuam dhe që prisnim, përderisa neve donim të kundërtën!” Një deklaratë si gjitha të tjerat, që u tha edhe në forumin e Podgoricës e gjetkë! “Kënga e vjetër, horrja e re“, do thuhej nëpër kafenet tona të muhabeteve të mëdha! Nëse mirë analizojmë deklaratat e këtilla, si “homo balcanicus”, gjithnje fajin do ia hudhnim Zonjës plakë, qe në fakt nuk është se duhet të mos jetë ashtu. Mjaftë është mjaftë, do thoshte etika e imperativit kategoritk te Kantit! Por megjithatë ka një POR! Politikisht dhe diplomatikisht, pasojat vijnë nga efekti që shkaktoi Brexit, më pas, kriza e migrantëve që i dha Unionit grushtin e saj, si dhe mangësitë e mbrendshme të shteteve aspirante! Rrethana këto që patën impakt në motorët e Unionit si; Gjermania, Franca Italia, Spanja, e të tjera! Kjo krijoi nje setback, që vazhdimisht po blokon procesin! Një frenim që ‘reflektoi revoltë’ tek shumica e anëtareve të Unionit. Faji, në mënyrë pasive dhe te heshtur, iu hudh vendeve te Ballkanit perëndimor. Ndër to Shqipërisë dhe RMV-së. Asgjë për t’u habitur! Nga këto shtete në cvilitje të sipër multidimensionale, zyrtarisht kërkohet ‘rikthimi i kredibilitetit në përmbylljen e reformave’, që kurrë nuk po bëhen! Më në fund si gjithnjë, sipas lojës së ‘shkopit dhe karrotës’, EU nuk është e kënaqur! Andaj duhet disi, t’ju ndihmojmë, tha Lajčak!
I njëjti diskurs, ishte edhe me Kancelaren gjermane Merkel, sidhe me njeriun e pare te Komisionit Europian Barozo, Mogherini, etj. Ata dikur patën thenë që kishin lajme të mira lidhur me ‘përparimin e reformave’ në këto vende! Madje, u buzëqesh, u shtërnguan duart, u cingëruan gotat plot Champagne, etj. Më pas, nëpër mbledhje dhe forume, pasuan debate të tipit pro et contra, sa të duash! Vetëm jo win-win! … dhe si gjithnjë « faji jetim ! » Ku qëndron ai?! Po në rastin konkret kjo clichée, do ishte e pavend! Përgjegjësia është më shumë e të dyja palëve në proces, do thoshte një analist-ekspert europian. Në këto vende, thjeshtë nuk bëhen reforma përmbajtësore, në asnjërën nga sferat që kërkon UE. Ato bëhen « pro forma » dhe si të tilla mundesojnë që karvani edhe më tej të ec, të ec e te ec! Duhet pranuar dhe qenë më pragmatik, që në vende ku mbisundon ‚autokraci multidimensionale e përsosur’, me në fokus mbrojtjen e strukturave miqësore te së njëjtës shkallë të interesit, nuk ke pushtet të drejtesisë! Aty është pushteti i parimeve etike kategorike, të sjelljes së politikave ditore, të Emanuel Kantit. Thjeshtë, drejtesia është e shurdher, apo ajo nuk do dhe nuk di të dëgjojë, edhepse veshët i ka si të dhelprës bishtkuqe! Ajo nuk dëgjon, sepse nuk do të trazojë «ëngjujt e saj, që presin për thirrjen e Limbos së Dantes. » Ëngjujt që presin për t’u shpërblyer me parajsën, që tanimë, ka kohë që po e përjetojnë në realitet! Në fakt, Dante nuk ka nevojë të shqetësohet, sepse autorët e tij të Komedisë divine, Parajsën e tyre e kanë të sigurtë, edhe në këtë jetë edhe në tjetrën! Inferno për to, është inegzistent! Ai është për popullin e tyre që i premtuan drejtësi dhe barazi. Andaj, Zonja Europë, bëmat tona i ndjek, nga afërsia! Ajo rikujton requiemin e saj diplomatik si; Instrumentet e Gjykatës speciale apo Komisionin Antikorrupsionit, të cilët, në emër te luftës antikorrupsion, bënë skandale të papara që një vend kaq i vockël, me afera kaq të mëdha korruptive, la botën të stepur dhe me gisht në gojë!
Thjeshtë, shëmti qe nuk e pershkruan dot as ‚oratoria më e përdhosur’ e ndonjë Nobelisti të letërsisë! Sepse për skandale te këtilla, s’ka fjalë! Ka vetëm heshtje! Heshtje nga frika që mund ta pesosh keq! Përsëri, karvani ec, por qentë nuk lehin! Ata shpeshherë, „kënaqen dhe gostiten“ së bashku me te! Sa çudi, do thoshte nje „absursdist nihilist që kognicionin e tij politik e vlerëson të jetë i natyrës optimiste!“ Të gjitha këto rrethana, vazhdojnë edhe më tepër te reflektojnë një paaftësi apo mungesë efikasiteti diplomatik të UE-së. Një paaftësi, që nuk arrin që të „inzhinjerojë instrumente të specializuara, à la sui generis“, për të disciplinuar fëmijët e çorroditur të rrugës sonë të llojit, hajdučko maalo! Rrugës sonë gropa-gropa jete! Rrugës sonë të qëndisur me perin e hollë të shpresës së mjerimit! Të rrugës sonë të parrugë, që ngadalë dhe sigurtë po „hap horizonte për lojtarë të tretë të akteve të dramës makabre“, që risynojnë „në edicione edhe më perfide“, të rikthehen në vendin e krimit!
Sa ka Europa faj në këtë aventurë të pamatur, që nuk është asgjë tjetër përveçse një megavakum i pafund, pas të cilit mund të pasojë „gremina e pakthimit.“ Është ndoshta kjo pika e intros së trishtë të një apokalipse që ngadalë po merr harraçin e saj! Diçka që është e qartë, e dukshme. Diçka që lehtë mund të nuhatet! Është „drama e akteve për të cilën „regjisores Europë“, syri pët nuk ia bën! Për më tepër, ajo madje është e qetë dhe fare nuk shqetësohet, që nxënësit e saj të papërgjegjshëm dhe të padisciplinuar, të rrugëve të mehallës sonë, nuk i bëjnë detyrat e tyre! Ajo thjesht nxënës të tillë ka edhe nëpër mëhallat e saja te metropolave si; Parisi, Londra, Berlini, e gjetkë, që janë ngjitur ne pozicionet më të larta të shoqërive të tyre. Tjetër botë është ajo, do thoshte një mik i imi! Por mos harro, sepse zonja Europë, di më mirë se ne ta “luajë kollojnxhojn e saj!”
Tanimë, diagnoza është vëndosur, por sa kohë duhet pritur që pacienti të del nga koma? Kjo është pyetja! A ështe kjo e mundur dhe si? … Por, pendimi i vonë, nëse ai egziston, do ishte një humbje e madhe për ne, si shqiptarë në radhë të parë! Do ishte momentumi ku do t’i “dorëzoheshim tërësisht dreqit të mallkuar!” Do ishte momenti kur, nuk do mundeshim më të flasim për atë që duam, do thoshte Konica e madh! Andaj, regjisura e akteve me aktorë te rinj, që ujin çojnë në mullinjtë joproduktiv të ndikimeve të Lindjes së mesme, atij Rus, Turk apo Grek, që aktualisht janë në formë latente duke vepruar, që një ditë, s’do mend që do binin direkt ndesh me diplomacinë perëndimore. Do ishte ky momentumi kur përfundimisht do pranonim “fajin që nuk bëmë atë që na u kërkua” dhe që definitivisht si qeveri që vijnë e shkojnë, tregojmë paaftësinë por edhe padëgjueshmërinë tonë ballkanike të refuzimit të bashkëpunimit sipas modelit diplomatik win-win. Eurodiplomatët, vijnë e shkojnë, artikulojnë diskurset e tyre banale dhe nevrike sa më s‘ka, dhe gjithnjë horrja do të luhet sipas muzikës së vjetër: “Jemi shumë afër marrëvshjes, por akoma larg për implementimin e saj në praktikën diplomatike.” Një larje e kokës me akull, një muzikë që imponon vallen gjithnje sipas këngës së vjetër! Në fakt, clichée-të e këtilla të diskursit diplomatik, për përfaqësuesit e vendeve që kërkojnë një status të fillimit të bisedimeve, mund të duken nevrike, banale dhe të pabaza, ato prapëseprapë reflektojnë një vërtetësi përmbajtësore lidhur me gjendjen në terrenin politik në Maqedoninë e Vriut dhe në Shqipëri. Edhe përkundër faktit që kjo e fundit mund të thuhet që po hapëron me hapat e kërmbillit, ndërsa kjo e para është fundosur në mjerimin e korrpusionit, nipotizmit, autokracisë dhe proteksionizimit që fund s’ka.
Andaj, nëse duhet mesazhet e UE-së, t’i pranojmë ashtu siqë ato na sugjerojnë, nuk ka dyshim që komunikimi diplomatik i përfaqësuesve të saj, është mëse i drejtë dhe se faji qëndron si ̎rrob i zënë”, tek politikat kaotike dhe diskursi jopërmbajëtësor konkret që artikukulohet nga parësia e vendit. Në rrethana të këtilla të një rrugëtimi pa cak konkret, Shqipëria nuk bën gabimin që të kërkojë ndarje nga tandem fatal me Maqedoninë e veriut! Thjeshtë kjo, do ishte një lehtësim i saj drejt takimit të parë ndërqeveritar me UE-në, ndërsa Maqedonia e veriut, do duhej akoma të priste Godonë e saj që nuk po vjen! Nuk po vjen për vetë faktin që problemi tanimë hiperkompleks me Bulgarinë, është një blokadë e tmerrshme, që nuk duron më, ndërsa ai i posahapuri lidhur me Autoqefalitetin e Kishës Orthodokse Maqedonase, nga kisha Serbe por edhe Bulgare, edhe më tepër rëndojn gjendjen. Kjo bën që “rrugëtimi i patrasée” drejtë UE-së, për ne të mbetet as më shumë e sa më pak por thjesht “ëndërr e paëndërruar.” Nëse kësaj, i shtohet edhe dështimi i reformave në segmentet kyçe si ai i gjyqësisë, lirisë së shprehjes së mendimit, ekonomia inegzistente, bujqësia e shkatërruar, mega aferat korruptive që zgjidhje nuk kanë, situata e mjerë nëpër burgje dhe burgosjet mamuthe e të pabaza, të diktuara nga megakorrupsioni ndër gjukatës dhe klanet të tyre, vendi ynë, së paku edhe për dekada nuk do ta merrte madje as kontaktin e parë me Unionin, për të filluar bisedimet. … Dhe eurodiplomatët përsëri, sugjerojnë që vendi duhet të punojë edhe pak më shumë, apo dyfish më shumë (gjuhë diplomatike..), për të hapur bisedimet me Unionin.
Ndër politikbërës së formateve të ndryshme, që do i hasësh nëpër mediume, do të dëgjosh edhe më shumë „gjepura diplomatike“, të një hipokrizie që s’ka fund, me ç’rast nuk ngruohet të lëvdohet vetvetja, duke thenë: „ …qeveria dhe institucionet e saja, kanë bërë përpjekje Sizifiane, kanë bërë të pamundurën, edhe atë për një periudhë të shkurtër kohore, me ç’rast analizuan në detaje të gjitha sugjerimet e Komisonit Europian dhe se shpejti do paraqitet me “planet e saja aksionale”, lidhur me hapat e fundit, drejtë hapjes përfundimtare të bisedimeve! Një tregim si ai i gomarit dhe ujkut: „ Ujku ha gomarin nga prapanica, e ky thuaj, bëje Zot ëndërr!“
… Dhe më në fund, nga Baroso, në Bruksel, në një takim informal, ku janë thirrur të gjithë përfaqësuesit e vendeve të Balkanit Perëndimor, subjekt ky i vëzhgimit nën „lupën diplomatike“, të Zonjës së madhe Europë, përësëri do këndohen „Odat e lumturisë diplomatike“, dhe normalisht do të thurren lëvdata për bëmat Sizifiane që paria e këtyre vendeve, realizoi kohëve të fundit. Dhe për të qenë diskursi edhe më i përdalë, si shtete problematike për aderim të mundëshëm në UE, janë Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës! Edhe një arsyetim i pabazë! Një konstatim sa banal, aq edhe i pavërtetë, një shitje e mjegullës për diplomaci të nivelit të lartë, që ndoshta me Bosnjën, si vend kompleks është madje absurd për t’iu afruar këtyre bisedimeve, për shkak të ndikimit Rus, Turk e Arab, që po zgjërohet stihikisht nëpër pjesë të saja, përfshirë edhe atë Korate, që në fakt edhe është një lëmsh „ sui generis“, që madje as Europa nuk i del zot!
Arsyetimi rreth Kosovës, është mëse i pabazë, dhe diskursi diplomatik për të është asgjë më tepër se „diskreditim i saj për shkak të numrave magjik të Rezolutës famëkeqe 1244“, që ndërmjët tjerash kërkon avansimin e bisedimeve me Serbinë ekspanisionite, këtë Rusi të Ballkanit, që synon rirrëmbimin e sovranitetit të Kosovës! Bisedime të shpifura, që nuk kan as vend as logjikë, por që thjeshtë, përdoren si blerje kohe‘, për të „kërcyer lepuri nga gërmushka e çudirave të mëdha.“ Tek e fundit, statusi politik i Kosovës është më se i qartë, ajo është de facto dhe de jure, shtet anëtar i pashpallur i NATO-s, ajo madje në disa segmente të reformave që po bën, qëndron më mirë se sa Maqedonia Veriore. Një momentum ky që ndesh politikat e UE-së me ato të vetë Komisionit Europian, me ç’rast ky i fundit, Serbisë po i jep kohë që të përforcojë „politikat e saja normative-utopiste pro-ruse“, të përkrahura herëpasherë, madje edhe nga vetë Franca!
Nëse EU edhe më tej, vazhdon të luajë në këtë kartë, normalisht që në një të ardhme të afërt, Ballkani kjo bure baruti, mund edhe të trazohet skajshmërisht, sepse xixat e shkrepsës Ruse, për sekondë do „ndritin mendjen ekapansioniste te Beogradit“, në rrethana të një lufte tanimë të diagnostifikuar si të pafund në Ukrainë, në ndërmarrje të diçkahit që askush nuk do ta dëshironte! Një status i këtillë i erërave të „luftës dhe paqës“, për Europën është madje shumë mirë i nuhatur! Andaj UE, duhet urgjentisht „padëgjueshmërinë e fëmijëve të lagjes Ballkanike“, ta vëndos nën monitorim të ashpër të terrenit, me ç’rast, një herë e përgjithmonë, do të mundësonte implementimi i win –win konceptit diplomatik, ndërmjet Unionit dhe vendeve që pretendojnë integrim në konceptet e politikave të vlerave Europiane, për drejtësi dhe barazi universale. Tek e fundit, është ky njëri ndër parimet e diplomacisë së saj fine, ku bukuria dhe magjia e hedhjes së hapave, sipas taktikës win-win, është madje më e mprehtë si tehu i Shpatës së Gjergj Kastriotit, që akoma po ndriçon Belvederet, ashtuqë me ngadalë dhe me noshalancë à la europiançe të paparë si gjithnjë, përfundimisht të vëndos mbi fatet e popujve të saj, në pritje shekullore!