Home Lajme EDHE NJË MEGA MASHTRIM, APO NJË MEGA SKANDAL

EDHE NJË MEGA MASHTRIM, APO NJË MEGA SKANDAL

0
EDHE NJË MEGA MASHTRIM, APO NJË MEGA SKANDAL
Rexhep Asani

Qeveria më e korruptuar e Europës, Qeveria më e paaftë, pra Qeveria e RMV po mashtron opinionin publik për nevojat e tyre për vota duke e shpallur Koridorin 8 si historik, kurse nga ana tjetër po e fsheh faktin se për të njejtin nuk ekziston një projekt themelor infrastrukturor. Pra nga e nxorrën shumën e nevojshme prej gati 1 miljard eurosh për koston e të njejtit, kur nuk ka projekt? Në bazë të cilit dokument po e tenderojnë ndërtimin dhe mbikqyrjen e të njejtit. Paratë janë të qytetarëve, jo të Artan Grubit dhe Kovaçevskit. Kjo është një vjedhje e rradhës nga ana e qeveritarëve, por kam bindjen se qytetarët janë vetëdijësuar se qeveritarët vetëm po ua vështirësojnë jetën e tyre dhe do i ndëshkojnë me votë këta “qeveritarë” të dështuar. Të mos flasim për humbjet e shkaktuara ekonomisë dhe qytetarëve vonesa kaq e madhe e këtij koridori! Nuk është njëlloj si të ishte gati në vitin 2018 dhe të futet në përdorim në vitin 2030!!!

Kjo është edhe një punë për organet e drejtësisë që besoj se në të ardhmen do jenë më syçelë.

ark.Rexhep Asani, departamenti për transport dhe lidhje i Lëvizjes Besa

09.03.2023