Fillimisht, misioni i parë në kuadër të programit Erasmus plus, program arsimor evropian mes shkollave partnere synon shkëmbim përvojash mes arsimtarëve. Mësimdhënësi Blerim Livoreka në shkollën fillore ‘7 MARSI’ gjithashtu kordinator i projektit ‘COUNT ME IN, TEACH ME A WORD’, drejtori i shkollës Ajdin Ramadani, si dhe mësimdhënësit Teuta Ajeti dhe Muamet Idrizi, morën pjesë në një takim që u zhvillua në Greqi nga data 14 deri më 18 Mars 2022. Përveç ekipit tonë nga Maqedonia e Veriut si shtet partnere, të pranishëm ishin dhe ekipet tjera partnere të programit Evropian nga Lituania, Turqia, Italia të pritur në mënyrë të shkëlqyer nga shkolla fillore ‘ OLOHMERO DHMOTIKO SXOLEIO ANEZAS’, me lokacion në fshatin Aneza, pranë qytetit të Artas në Epir. Projekti me emër ‘COUNT ME IN TEACH ME A WORD’ ka për qëllim si nxënësit fillorist të mësojnë gjuhën angleze, përmes lojrave. Gjatë misionit mësimdhënësit e ekipeve të ndryshme zhvilluan një orë mësimi duke përfshirë vokabularë dhe pjesë gramatikore përmes lojrave klasike në gjuhën angleze. Kjo metodë ishte e praktikuar me nxënësit gjatë vitit, mes ekipeve partnere mbi këtë temë ‘ COUNT ME IN, TEACH ME A WORD’. Nxënësit e shkollës fillore ‘ OLOHMERO DHMOTIKO SXOLEIO ANEZAZ’ gjithashtu përfaqësonin ‘ LEGJENDËN e PORTE DI ARTA’ dhe kërcyen valle tradicionale greke. Neve si ekip dhe ekipet tjera morëm një përshëndetje nga këshilltari për arsim dhe edukim. Nuk munguan gjithashtu monumentet kulturore. Vizituam qytetin e Arta dhe monumentet e saj bizantine, muzeun arkeologjik, kalanë dhe urën e famshme të Artës. Ka pasur dhe Ekskurzione të shumta, një zonë nga ishulli magjepsës i Janinës, në fshatin piktoresk të Metsovo, në Lagunat e rezervatit natyror të Parkut Kombëtar të Ligatinave Amvaraktikos. Gjithashtu një vizitë e një prej manastireve ndjellëse të Meteores. Ne mësimdhënësit morëm pjesë në një trajnim shum interesant mbi emocionet dhe teknikat e ndryshme të introspekcionit. Trajnimi u mbajt në gjuhën angleze nga trajnuesja THEODORA BOGIOU. Me misionin e radhës prej 23 maj deri 27 maj ishim në Ataşehir, Istanbul të Turqisë. Atje ishim të mirëpritur nga stafi arsimor të shkollës fillore ‘ Kanuni Sultan Süleyman’. Në hapjen ceremoniale të ditës së parë nuk munguan aktivitete shkollore që përfaqësonin tradita të ndryshme kulturore. Gjithashtu nuk munguan dhe vizitat e monumenteve të ndryshme kulturore dhe historike. Vizituam ‘ Pallatin e Sulltanateve’ në Dolmabahçe, Xhaminë e kaltërt, Xhaminë Shën Sofia e njohur si ‘ Ayasofija’, ‘Muzeu i historisë së shkencës dhe teknologjisë në Islam’ në parkun Gülhane. Gjithashtu ishim të mirëpritur nga Kryetari i këshillit të përgjithshëm nacional për Arsim dhe Edukim në Ataşehir. Ne mësimdhënësit morrëm pjesë në një trajnim shum interesant mbi lojrat digjitale në mësimin e gjuhës Angleze nga Trajnuesja Ceyhan Sepetci. Gjithashtu ne mësimdhënësit nga ekipet partnere mbajtëm nga një orë mësimi ‘Lojra digjitale ‘ ku nxënësit mbetën të kënaqur. Nga fillimi i projektit, i cili filloi në Pandemi dhe më pas vazhdoi përmes aktiviteteve të ndryshme në të cilën u krijuan marrëdhënije të rëndësishme mes përvojave të mësimdhënësve të ekipeve partnere. Vërtet shkëmbim përvojash dhe praktikash që qojnë drejt kulturave të ndryshme evropiane.
Blerim LIVOREKA