Erion Veliaj: Ne po bëjmë korsi biçikletash më shpejt se Holanda

0
195

Ditën e sotme në një aktivitet me të rinjtë, Erion Veliaj ka marrë sërish protagonizmin por këtë radhë për një perlë që ka nxjerrë nga goja. “Ne po bëjmë korsi biçikletash më shpejt se Holanda”-ka deklaruar ai. “I nisi në vitet 70 dhe akoma vazhdon me atë punë sot, ne i bëmë për 5 vite.”-ka shtuar Veliaj para kamerave 8K € të bashkisë…

Por kushdo që ka vizituar një herë Holandën e di fare mirë që kryeqyteti Amsterdami është një perlë urbanistike e kombinuar në mënyrë të përsosur dhe precize për të gjitha llojet e udhëtimit.

Krahasimi me Tiranën as që nuk bëhet fjalë, por për kryebashkiakun ia kalojmë edhe vetë kryeqytetit të biçikletave falë punës së tij. Aty ku korsia pink shtrohet me një lloj substance kanceroze që të sëmur nga aroma, e duhet të hapësh sytë nga të gjitha anët se mos te merr para kur kalon rrugën. Ngjitur me korsinë e autobusëve dhe e ndarë me pjesë zonash urbane, pasi absolutisht nuk gjenden në të gjithë Tiranën, Veliaj pretendon se ia ka kaluar Holandës…/mergimtarshqip.com