FSK pjesë e stërvitjeve dhe garave ushtarake bashkë me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s

0
237

23 Tetor 2021

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), po vazhdon të jetë pjesë e stërvitjeve dhe garave ushtarake me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s.

Kështu bëri të ditur sot ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, përmes një postimi në “Facebook”, shkruan arbresh.info.

“Deri sa jemi duke marrë pjesë në Stërvitjen Fushore “Disaster Relief Military Mobility Exercise 2021” me rreth 20 vende anëtare dhe partnere të NATO-s, sot një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrin pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “ Skuadra më e mirë 2021”, shkruan Mehaj./arbresh.info