“Furtuna Kurti 2” godet kokat e krimit në Kosovë/ Ja kush rrezikon të zbulohet

0
84

Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq janë dy personat që janë në listën e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata dy janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Partisë Progresive Serbe, e cila është në pushtet, por që ata kanë qenë të lidhur me krime të rënda disa herë.

Këto krime nuk janë dënuar asnjëherë, teksa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është përpjekur fuqishëm t`i mohojë lidhjet me ta.

Nga ana tjetër qeveria Kurti në vazhdimësi është duke zhvilluar aksione në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Rasti “Brezovica” ku të enjten u arrestuan disa persona është një goditje e radhës për të ashtuquajturat “kokat e krimit”.

Nga ana tjetër qeveria Kurti në vazhdimësi është duke zhvilluar aksione në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Rasti “Brezovica” ku të enjten u arrestuan disa persona është një goditje e radhës për të ashtuquajturat “kokat e krimit në Kosovë”.

Në lidhje me këtë temë, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, analisti politik Binak Maxharraj, është shprehur se të gjithë ata të cilët janë të përfshirë në këto krime do të jenë në listën e zezë.ImageAnalisti politik Binak MaxharrajFOTO GALERI

“Pas futjes në listën e zezë të bosëve të korruptuar në Veriun e Kosovës në krye me Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radojçiqin, të kapur dorë për dore mes veti serb e shqiptar, por të lidhur fortë me qendrat e krimit të organizuar në Prishtinë dhe Beograd pritet që këto ditë qe ju jepet një goditje e fortë nga qeveria Kurti II e cila edhe do t’i arrestojë patjetër sepse SHBA ua dhanë sinjalin për këtë”, u shpreh ai.

Profesori më tej thotë se qeveria Kurti ll po punon në zbulimin e këtyre rasteve duke mos lënë pa ndëshkuar ata të cilët janë të përfshirë.

“Por qeveria Kurti II nuk po ka të ndalur në luftimin e korrupsionit sepse luftën kundër korrupsionit ia ka premtuar popullit në triumfin e 14 shkurtit 2021, kur mbi 50% ia dhanë besimin dhe e votuan. Pra,qeveria Kurti II nuk është qeveri e pazareve, që për 20 vjet korrupsioni ishte i paprekur sepse edhe vetë të gjitha qeveritë e Pronto mafive ishin të korruptuara deri në fyt. Dhe mu për këtë se qeveria Kurti II po e lufton korrupsionin po merr kritika nga opozita e mjerë për të mos ua zbuluar skandalet e tyre të hajnive, vjedhjeve dhe keqpërdorimeve të pronës publike. Pra,opozita duke tentuar ta kritikoj qeverinë Kurti II është një taktikë e saj për të mbrojtur korrupsionin në te cilin opozita është e mbytur deri ne fyt. Por,nuk do të kenë sukses në këtë”, thotë profesori.

Furtuna që do të “godasë” janë personat që kanë keqpërdorur pozitën e tyre

Nga ana tjetër Maxharraj përmend skandalin e Shtërpcës, ku të përfshirë qenë shqiptarë.

“Lufta e pakompromis e qeverisë Kurti veç ka filluar. Është nisma, është krisma e saj, por furtuna dhe stuhitë e korrupsionit do të vijnë më vonë dalngadal. Përveç skandaleve me tokat ku të fortit e luftës e kishin blerë arin për vetëm 3 euro, dhe shitur përmbi 5000 euro, plasi edhe skandali tjetër në komunën e Shtërpcës ku qeveritarët serbë në bashkëpunim me ata shqiptarë ishin korruptuar me shuma të majme parashë për dhënien e lejeve për ndërtim,ku për këtë pati edhe të arrestuar”, thotë ai.

Qeveria Kurti, sipas profesorit, do të vazhdojë edhe më tej duke prekur edhe ata persona që menduan se janë të paprekshëm, dhe kanë vjedhur popullin e vet.

“Dhe luftën m korrupsionin, qeveria Kurti II do të vazhdojë edhe më tutje,ky është vetëm fillimi i kësaj lufte të tmerrshme, sepse vazhdimi do të shkojë edhe deri te nivelet e larta, te shtetarët dhe pushtetarët deri tani të pa prekshëm. Dhe një ditë do të ju ngrihen flokët përpjetë kur të mësoni se çfarë pasurie milionëshe kanë grumbulluar përmes korrupsionit shtetarët dhe pushtetarët tanë të paprekshëm, komandantet e kaçubave dhe ata që e quajnë veten çlirimtarë, sepse dihet mirëfilltë se çlirimtarët dhe komandantët e vërtetë nuk kanë luftuar për me e vjedhë vendin e vet, popullin e vet,por për të sjellë lirinë e shumëpritur”, potencoi profesori.

Burimi: botasot.info