Në vendin ku vazhdimisht thirremi në emër të “demokracisë”, ironia ka arritur kulmin e saj si në rrafshin ekonomik, kulturor, tradicional, kombëtar, tolerancës ndërfetare dhe shumë të tjera… Shpeshherë kam zgjedhur heshtjen, si formë shumë produktive për ta kuptuar vetveten dhe për tu përgjigjur ndaj fenomeneve dhe dukurive të çuditshme që ndodhin në vendin tonë, por nganjëherë zëri i brendshëm ulërrin dhe nuk duron shtypjen kur ajo arrin kulmin! Në vendin tonë, ku politikanët thirren në vlera “demokratike”, u mbajtën zgjedhje parlamentare, por edhe lokale pas periudhave të caktuara kohore dhe në kampanjat parazgjedhore askush nuk kërkonte e as nuk mbante llogari për “rrezikun nga infektimi me covid19”! Menjëherë pas zgjedhjeve, brenda natës si me magji, mediat e terrorizojnë popullin duke e paralajmëruar se i pret rreziku i madh nëse të pavakcinuarit nuk vakcinohen! Ata që dy muaj pas djegjes së spitalit modular në Tetovë, ende nuk kanë dalur para opinionit të sqarojnë se si është e mundur në spital të mos ketë antizjarr, si mundet pacientëve t’iu mbyllet dera dhe te digjen të gjallë mbi 14 njerëz për vetëm tre minuta, sot apelojnë me të madhe duke na kërcënuar se nuk do të na lejojnë të shkojmë në punë ku kontribuojmë ditë e natë për shoqërinë, nëse nuk e marrim një dozë vakcine për të cilën as OBSH-ja e asnjë shkencëtar bashkëkohor nuk garanton për ndonjë mbrojtje nga viruset, por as që garanton se marrja e saj nuk e dëmton shëndetin! Ministri i shëndetësisë i partisë kriminale në pushtet – SDSM, kryeministri i të cilës dështoi në mbrojtjen e ligjshmërisë në shumë procese duke dalë në kundërshtim me programin e proklamuar dhe premtimet para marrjes së pushtetit, pa pikën e turpit deklaron dhe kërcënon popullin duke dalur haptas në media dhe duke e shkelur LIGJIN PËR TË DREJTAT THEMELORE TË NJERIUT që ata (njerëzit) sipas tij duhet të bëhen eksperiment i agjendave të cilat ai i ka marrë për t’i zbatuar, në mënyrë që ta ruajë pushtetin kriminal të cilin e udhëheqin ndër vite ai me partinë e tij! Të mos bëhemi naiv, ky kryeministër hipokrit, është po ai i njëjti i cili theksoi se për shqiptarët e pafajshëm të cilët padrejtësisht vuajnë në burg shkaku i proceseve të montuara politike posedon përgjime telefonike të cilat dëshmojnë pafajësinë e tyre dhe pasi morri pushtetin, deklaroi se nuk ka ASGJË – ASNJË DËSHMI! Në qeverisjen e tij, droga shitet si kurrë më parë dhe funksionarët e tij kapen me drogë! Shqiptarët dënohen me burgim të përjetshëm si në të gjitha kohërat ku ata duhet të vuajnë dëmet e shkaktuara, ndërsa në Kumanovë ku shtypet dhe mbytet fëmiu shqiptar 4vjeçar për të cilën vrasje ekziston edhe video inçizim me të cilën dëshmohet qartë vrasja me paramendim, vrasësi me nacionalitet maqedonas dënohet me vetëm 4 vite burg dhe e dini përse? E thjeshtë, sepse babai i vrasësit është në rradhët e para të partisë kriminale “demokratike” të kryeministrit Z.Zaev! I njëjti hipokrit i pashpirt, thekson para gazetarëve se “më keni lodhur me të djegurit e spitalit të cilën gjë e keni bërë shumë të madhe”, duke shpalosur paaftësinë dhe papërgjegjësinë e tij në përballje me të gjitha sfidat me të cilat përballet shteti! Ky pushtet kriminel, më shumë se çdo teori dhe argument, na i ka hapur sytë duke na dëshmuar se si ne nuk duhet të jemi dhe se si mundet që njeriu të jetë hipokrit duke menduar ndryshe, duke folur ndryshe dhe duke vepruar krejtësisht ndryshe! Demokracia e premtuar dhe shpresa e fundit e shoqërisë pas qeverisjes kriminale të pushtetit VMRO-BDI, humbi krejtësisht dhe u shua, duke na bërë syçelë që të mos i besojmë premtimeve në sajë të së cilave ngriten të dështuarit, ata politikanë të cilët mendojnë se pushteti apo identifikimi me subjektin politik – sigurisht në mungesë të unit personal, do t’i shpëtojë nga dështimi individual në jetë dhe nga mungesa e autoritetit i cili kërkon vite për tu ndërtuar dhe shihet shumë shpejt kur nuk e posedon të njëjtin…! Padëgjueshmëria qytetare do të vazhdojë, protestat do të vazhdojnë, mosbesueshmëria do të vazhdojë, sepse me dhunë asnjë sistem politik nuk ka fituar admirimin e shoqërisë së saj; me një fjalë, të gjitha gjërat kur bëhen shumë trashë – forcohen, përveç zullumit, ai sa më i trashë që bëhet – këputet dhe këtij pushteti, zullumi iu trash për kohë rekordi që askush nuk e priste! Mesazhi i shkrimit bazuar në dhjetëra dëshmi të cilat nuk janë shënuar të gjitha, është që t’i shmangemi NAIVITETIT, sepse ujku kurrë nuk ka pasur mërzinë për rrezikun që ju kanoset deleve, edhe këtyre qeveritarëve të cilët ngriten në sajë të premtimeve boshe, gënjeshtrave, manipulimeve dhe propagandave mediatike, ushtrimit të dhunës me anë të mekanizmave të pushtetit, nuk u dhimbsemi ne, por përkundrazi, sa më të dëgjueshëm që jemi ndaj tyre, aq më të nënshtruar dhe më të poshtëruar do të jemi – gjë për të cilën ata me agjendat e tyre planifikojnë dhe luftojnë ditë e natë për ta arritur këtë nivel të nënshtrimit të shoqërisë! Lufta ndaj padrejtësive do të jetë përgjigja jonë dhe për këtë gjë nuk e kemi vendosur sot, por që nga formimi i karakterit tonë revulucionar; nëse dikush flet për masat frikësuese të qeverisë, personalisht i përgjigjem se gjithmonë vdekjen e kemi pasur parasysh dhe nuk jemi frikësuar se jeta e tillë na ka shkuar (me kërcënime, kanosje, burgosje, spitale, luftëra…), e pse duhet të vdiset çdo ditë me turp, kur mund të vdiset një ditë me NDER!
✍️ Agron Sherifi 19.11.2021