Gjenerali amerikan Eric Friedman: Kosovës i duhen njerëz si Albini që i bejnë ballë ndikimit rus në Ballkan

0
23

Rusia në vitet e fundit ka punuar shumë për të kthyer apo për të rritur ndikimin në Evropë, në përgjithësi dhe po ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

Strategjia aktuale e Rusisë është që të gjitha këto synime të saj – pra, që të pengojë integrimin evropian dhe në NATO, të vendeve të Ballkanit Perëndimor -t’i bëjë përmes aktorëve lokalë.Të gjitha synimet e saj është duke i arritur duke punuar me tensionet ekzistuese, pra duke i keqpërdorur situatat konfliktuoze në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe këtë është duke e përdorur si taktikë që t’i rrisë tensionet dhe t’i prishë relacionet, thuhet në raportin e Qendres për Studime Gjeopolitike në Evropë.

Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që është jashtë procesit të zgjerimit të NATO-s. Do të punojmë në mënyrë që të forcohen lidhjet ndërmjet Kosovës dhe NATO-s dhe në këtë kontekst, Kosovës i duhen përfaqësues të fortë që i bejnë ballë ndikimit rus në Ballkan.

Burimi: lajme.buzz