Gjermania jep lajmin e madh: Jemi të gatshëm të ndihmojmë Ushtrinë e Kosovës

0
252

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së morën pjesë në takimin vjetor bilateral me delegacionin e Forcave të Armatosura të Gjermanisë, të mbajtur në Berlin më 19 dhe 20 tetor 2021.

Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi dypalësh ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes si dhe planifikimi i aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet dy shteteve për vitin 2022, si dhe orientimet kryesore për periudhën e ardhshme.

Me këtë rast, zëvendësdrejtori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes, kolonel Markus Harder, ofroi gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe u shpreh i hapur lidhur me avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit, si në aspekt të shkollimit, trajnimit, shkëmbimit të përvojave si dhe ekspertizës profesionale në shumë degë dhe lëmi ushtarake./analiza.press