I PADËSHIRUESHËM (I PAPËRSHTATSHËM)!

0
449

Termi i sipërpërmendur i cili përmendet shpesh kohës së fundit, për mua dhe shumë të tjerë të rinj, bëhet për shumë arsye ndër të cilat do ta përmendi ate kryesoren – thelbësoren dhe ajo është si vijon; Sigurisht që në opinionin e ujqërve me fytyrë njeriu (politikanëve), jemi të padëshirueshëm dhe të padëgjueshëm sepse nuk kemi çmim! Njeriu është vepër hyjnore dhe nuk mund të peshohet apo të vlerësohet si mjet duke u përdorur në mënyra dhe forma të ndryshme! E kuptojmë fort mirë epokën e varfër në të cilën jetojmë, por kemi zgjedhur me vetëdëshirë që të jemi të padëgjueshëm! Nuk kemi shkruar kurrë pë të plotësuar dëshirat e partive politike, por për të KRITIKUAR, për të LUFTUAR fenomenet dhe dukuritë të cilat na kanë bërë të heshtur duke mos na lënë fjalë për t’u justifikuar dhe për t’u shfajësuar se si lejuam të jemi në këtë gjendje sidomos gjeneratave të reja të cilat do të ndeshen me “botën e re” të cilën e kemi krijuar!!! Shkruaj sepse shkrimi im është shumë herë më i vlefshëm se i disa politiknëve të cilët premtojnë gjëra që dikush tjetër ua ka shkruar në letra të cilat menxi i lexojnë! Në punët tona ku punojmë shumë më tepër mund të ndihmojmë shoqërinë dhe rininë, sesa të rradhitemi tek njerëzit të cilët ditë e natë flasin për drejtësi, për moral, dije e shkencë, që Zotin e kanë pandërprerë në gojë, ndërkaq djallin në zemër!

Agron Sherifi 13.04.2021