Ish-Ministri Vujoviq: Serbisë I Duhen Edhe 185 Vjet Që Të Plotësojë Standardet E BE-Së

0
203

Për herë të parë që nga dhënia e d0rëheqjes nga funksioni i ministrit të Financave të Serbisë, Dushan Vujoviq ka thënë se me këtë tempo që ka Serbia, shtetit i nevojiten edhe një shekull e gjysmë t’i arrijë standardet e vendeve të Bashkimit Evropian.

Në një tekst autorial në revistën serbe NIN, Vujoviq tha se me nivelin aktual të reformave ekonomike, Serbia do të ketë nevojë për 185 vjet për të arritur standardet e 15 vendeve që ishin anëtarë fillestarë të asaj që tani është Bashkimi Evropian.

Vujoviq ishte anëtar i qeverisë së udhëhequr nga presidenti i tanishëm serb, Aleksandar Vuçiq nga viti 2014 deri në vitin 2018, kur edhe dha dorëheqje për shkak siç tha ai, të arsyeve personale.

Tutje ai ka theksuar se Serbia po përbaIIet me mungesën e reformës së plotë të institucioneve si dhe të politikës adekuate ekonomike.

“Në rrethana të tilla, mundësitë për rritjen ekonomike të Serbisë do të mbeten të k ufizuara”, ka shtuar ai.

Sipas ish-ministrit serb, të gjitha subjektet ekonomike dhe politike pajtohen se vendi ka nevojë për rritje më të shpejtë, e që sipas të njëjtit ato ndahen kur bëhet fjalë për mënyrën se si duhet të arrihet ky objektiv.

“Nëse GDP vazhdon të rritet me të njëjtin ritëm si në 10 vitet e fundit, që nga fillimi i k rizës gI0bale do të duheshin edhe 185 vjet për të arritur f uqinë reale blerëse të 15 anëtarëve të vjetër të BE”, shtoi Vujoviq.

Dobësitë institucionale sipas Vujoviq, janë të pranishme jo vetëm në sektorin financiar por edhe në fushën e s undimit të ligjit.

“Për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të pavarësisë së gjyqësorit dhe të mos transparencës dhe k0rr upsionit në sistemin e menaxhimit të qeverisë në sektorin publik”, ka përfunduar Vujoviq./Indeksonline/