“Ish-qeveritë n’Kosovë nuk e nderuan, u tha jeni të korruptuar”

0
103

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka kërkuar nga presidentja dhe kryeministri i Kosovës, që të dekorojnë kongresmenin republikan Joseph DioGuardin.

Kurti ka thënë se DioGuardi, bashkë me gruan e tij, janë angazhuar shumë për çështjen kombëtare shqiptare dhe lirimin e Kosovës nga Serbia, përcjell Bota sot.

Sipas tij, kongresmenin nuk u vlerësua kurrë, vetëm për shkak se ishte një kritikues i ashpër ndaj ish-qeveritarëve të korruptuar të Kosovës.

Por, Kurti ka ftuar Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, që të mos e bëjnë gabimin e njëjtë, si udhëheqësit e kaluar.

Reagimi i Kurtit në Facebook:

Ka ardhur koha që Lobisti më i madh i çështjes Kombëtare Shqiptare në SHBA, JOSEPH DIOGUARDI ish-Kongresmen Republikan i Nju Jorkut, gjithashtu dhe “President i Lidhjes Qytetare Shqiptaro – Amerikane” të dekorohet nga Presidentia dhe KM i Kosovës.

Që nga viti 1989, Joe DioGuardi themeloi dhe shërbeu si president i Lidhjes Qytetare Shqiptare Amerikane, një organizatë e fortë lobiste, e para dhe vetmja shqiptare në ëashington DC.

Kjo Organizatë ende drejtohet nga vet ai dhe gruaja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, një shkrimtare, analiste politike dhe këshilltare e Lidhjes Qytetare për çështjet e Ballkanit dhe çështjet ndërkombëtare, si ato me ndikim tek populli shqiptar dhe të tjerët në Evropën Juglindore.

Më se tre dekada ai është i angazhuar si një ndër Lobistët më të njohur na SHBA për çështjen Kombëtare Shqiptare dhe lirimin e Kosovës nga Serbia.

Për shkak se ishte një kritikues i ashpër ndaj ish qeveritarëve të korruptuar të Kosovës, ai kurrë nuk u nderua apo vlerësua.

I bëj thirrje Presidentes Osmani dhe qeverisë Kurti mos ta bëjnë gabimin e njejtë si qeveritë e kaluara, ta ftojnë zotin DioGuardi në Kosovë dhe ta dekorojnë për punën e tij tri dekadëshe për çështjen e Kombit Shqiptar.

Thënie e DioGuardit: “Shumica e shqiptarëve janë Republikanë – por ata nuk e dinë!“

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkurtitony%2Fvideos%2F465507135159516%2F&show_text=0&width=560