Ka disa përpjekje që japin shenja se qeveria e MV synon të përdorë “faktorin” shqiptar këtu, në Kosovë dhe Shqipëri, në intrigën e saj manipuluese rreth Marrëveshjes së saj me Bullgarinë

0
229

Ka disa përpjekje që japin shenja se qeveria e MV synon të përdorë “faktorin” shqiptar këtu, në Kosovë dhe Shqipëri, në intrigën e saj manipuluese rreth Marrëveshjes së saj me Bullgarinë, që e ka nënshkruar vetë, po para opinionit të vet dhe me piskëllima të rreme para opinionit europian e shtrembëron, si zanat të mësuar që e ka.
Shqiptarët këtu dhe jo vetëm, nuk guxojnë të hyjnë në kurthin e kësaj intrige, pra, as veç e veç, as të gjithë bashkë, jo vetëm tash por edhe në perspektivën e integrimeve rajonale dhe europiane. Bullgaria vetë ka definuar një politikë konstruktive të fqinjësisë së mirë europiane me shqiptarët si tërësi, pra, si komb prej gjithë vendeve sllavo-greke të Ballkanit dhe provat e saja janë: njohja e pavarësisë së Kosovës pa vonesë, mbështetja e Shqipërisë për hyrje në NATO dhe dhe në procesin eurointegrues, mbështetja në çeljen e bisedimeve dhe mbështetja e Kosovës në rrjedhat aktuale drejt konsolidimit të shtetësisë e pavarësisë.

Ndërkaq, tek shqiptarët e Maqedonisë ajo shikon “garantin e vetëm të rrugës euroatlantike të këtij shteti, se pikërisht shqiptarët dëshirojnë me sinqeritet marrëdhënie të mira me Bullgarinë”…

Shqiptarët duhet ta fuqizojnë këtë paradigme të pozitivizuar të raporteve bullgaro-shqiptare, duke e dimensionuar dhe thelluar këto me projekte konkrete bashkëpunimi të gjithanshëm, dhe duke flakur inercinë e deritashme.

Shkruan: Nijazi Muhamedi