Shkruan: Ismail KAMBERI
Në Maqedoninë e veriut ky fenomen ndodh në vazhdimsi. Sllavo-maqedonasit shtetin e konsiderojnë të tyre, ndërsa tjerët janë pakica kombëtare. Ata nuk pranojnë ta ndajnë shtetin me shqiptarët etnik, kjo është arsyeja se pse gjuha shqipe identifikohet si 20%.
Nuk është qëllimi i tyre vetëm të dënojnë shqiptarët, por paraqitja e tyre si popull destruktiv dhe terrorist para opinionit të gjërë botëror që ta humbim përkrahjen e faktorit ndërkombëtar.
Zaevi kur flet për rastin “Mostra” thotë: “Ne nuk ndërhymë në punët e gjuqsorit se ai është pushtet i pavarur”, ndërsa rastin “Target” e udhëheq vetë, çfarë paradoksi?! Kjo tregon qartë se bëhet fjalë për standarde të dyfishta. Në rast se lopa sulmuese është e shtetit qenka punë hajvanash, ndërsa në rast se lopa e dëmtuar është e shtetit, këtu ka ligj, thotë Kadia.
Për të kuptuar këtë që e elaborova më sipër dëshmon rasti “Sopot” ku Jankullovska i thotë Mihajlkovit në bombën e Zaevit se mëkat është të rrijnë në burg të pafajshmit, le t’i amnestojmë ose t’iu zvogëlojmë dënimin se qëllimin e realizuam.
T’i themi STOP kësaj praktike diskriminuese njëherë e përgjithmonë dhe të ndryshojmë rendin shoqëror që t’Iu sigurojmë ardhmëri të sigurtë fëmijëve tanë.