Kamberi: Serbia shfryn armiqësitë me Kosovën tek shqiptarët e Luginës

0
196

Deputeti Shaip Kamberi ka qenë i zëshëm në ngritjen e shqetësimeve të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë. Kamberi deklaroi se Serbia po nxjerr inatin në banorët e Luginës për shkak të armiqësisë që ka ndaj Kosovës, duke i shkelur të drejtat që ju takojnë. Ai flet edhe për mosrespektimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi nga ana e shtetit serb, duke fajësuar BE-në që nuk po përmbush rolin që ka në këtë proces.

“Pozita jonë është e kushtëzuar edhe për shkak të raporteve që Serbia ka me Kosovën, armiqësinë që ka me Kosovën, shfryhet në shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kjo është një pozitë e brishtë dhe ajo që na lejon për momentin të bëjmë është që së paku të tentojmë të sensibilizojmë çështjen e shqiptarëve për padrejtësitë që janë këtu. Jemi tre deputetë shqiptarë edhe tre boshnjakë që mundohemi së paku me paraqitjet tona (të arrijmë) një sensibilizim të çështjes së shqiptarëve dhe boshnjakëve”, shprehet deputeti shqiptar.

Në prill të këtij viti do të mbahen zgjedhjet presidenciale në Serbi. Shaip Kamberi pret nga shqiptarët e Luginës që të garojnë sërish së bashku dhe të jenë katër deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. Ai nuk pret ndryshime në zgjedhjen e presidentit, meqë sipas tij, nuk do të ketë kandidatë që do e sfidojnë Aleksandër Vuçiqin. / rtvpresheva.com