Kamikazet politike të Zijadinit!

0
327

Shkruan: Florim AJDINI

Zijadini është njeri i mirë, është mjek apo nuk e di çka!  Artikulues i mire i politikave opozitare, ideolog patriot, etj., etj.! Sa keq që unë nuk e njoh më mirë!? Sa keq që “inteligjenca e heshtur shqiptare” e Maqedonisë së veriut, nuk e shikon si të tillë! 

Janë dy aspekte të personalitetit të tij në politikbërje:

a)Paaftësia e tij,  për të shlyer nga korniza kognitive e politikbërjes,  të ashtquajturin “sindrom të deluzionit të madhështisë,” dhe

b)Paaftësia e tij, për të transmetuar inteligjencë emocionale politike, deri tek populli i shtypur, që vjen si rezultat i ndikimit mbi kognitivitetin politik të tij, në rastin konkret, nga një sindrom tjetër! Stockholm Syndroma!

Pra, dy sindrome tepër të rrezikshëm, që kllapisin mendjen e shëndoshë racionale,  për të perceptuar dhe artikuluar rrethanat politike, në mënyrë pragmatike, ashtu si ata janë dhe ashtu si ata duhet trajtuar dhe implementuar.  Një gjendje e pakoordinuar logjike kjo,  e shprehjes së mendimit politik, në shoqëritë e ngulfatura në distopinë e mjerimit multidimensional.

Andaj, e meta e tij e parë, e njohur si ‘sindromi i paaftësisë kognitive të madhështisë së  deluzionit’,   për të   kuptuar dhe vleresuar sa e madhe është figura e tij politike, në Filozofinë politike, gjithnjë ka qenë një  casus,  për disfata të paparashikueshme, madje edhe të mendjeve të mëdha që ndryshuan botën në të cilën jetojmë sot. Mind shifing! Concept Shifting! Kjo është fare e lehtë për ta bërë! Thjeshtë, hidhi nje sy “Capitusit politik të Aliut”, që erdhi nga mali e na e solli lirinë në 2001, duke na mashtruar  që atë e gjeti në mesin tonë!  Hidhi një sy rënies së kolosëve të  politikës Kosovare për shtet të pamvarur, që pas bëmave dhe sukseseve të arritura, pasoi akti i “rënies së tyre të lirë”, drejtë eliminimit nga skena pilitike e Kosovës së pamvarur! Njerëz të mëdhenj të Kosovës ishin këto. Njerëz të sakrificës ishin këto, por që sot i gjen në margjinat e politikbërjes madje, madje si për çudi,  edhe në Hagë!  

Zijadin, përse nuk lexove pak më shumë Histori e Filozofi politike të mendjeve të mëdha që synuan të pushtonin botën si; Bonaparte, Hitler, Ceasar etj., etj. Për Besë do mësoje shumë dhe do kuptoje se megjithatë i vockël je! Do kuptoje që “madhësia e formatit tend politik”,  megjithate është kategori e ndryshueshme. Do kuptoje që këto që i kemi ne pushtet, (në fillim, pas luftës së 2001),  u sollën madje më mirë dhe më modest se ti! Por shiko sot ja ku i ke! Të pavetëdijshëm nga dehja e luxit dhe privilegjeve të gjithanshme, edhe këto  i ke  rënie të lirë! Në rënie të lirë, jo që do e pësojnë apo sanskionohen nga pushteti distopik, por nga populli që tanimë ka kohë që ua piu çorbën dhe po zgjohet!  Tetova rradhazi po i gjunjëzon! Ajo përsëri u vuri në pah që Tetova nuk harron por ndëshkon!

Davidi e mudi Goliathin, sepse thjeshte besoi ne Zot, besoi në bashkim forcash gjithpopullore dhe jo pse Davidi ishte kryelartë dhe prepotent! Por pse ishte njeri i popullit! Andaj Zijadin, nuk mund të thuhet asgjë më shumë për ty, përveç faktit që fatkeqsisht pa qenë i aftë të nuhasësh sjelljen tënde në skenën politike,  ti vazhdove shkollën e mësuesit tënd të parë! Arroganca, prepotenca, ç‘përfillja  e inteligjencës dhe intelektualëve, të gjitha këto vese të kryeneçësisë nuk e çuan gjëkundi atë, përveç se drejte epitetit famekeq “cappo di mafia”,  me famë të madhe lokale, por edhe më gjërë,  që shqiptarët e Tetovës,  do e mbanë mend edhe në të shkruar, edhe në memorjen e tyre. Figura e tij është ajo e Sancho-Panchos, e armatës me vetëm disa servilë që sillen vërdallë rreth tij, për rë mos humbur  cappo-ja i tyre,   imunitetin politik! 

A nuk ishte kjo shkollë e mjaftueshme, i nderuar? Sa herë e sa herë të është ofruar dora e bashkëpunimit për t’i dalë në ball ligësisë! Sa herë e ke  refuzuar sikur të ishe ndonjë “fürher i vertetë!” Përse u desh të silleshe kështu, kur milion përqind dihet  që ti e di se “modestia është madhështi!” Memodestia pushton zemrat e njerëzve o njeri! 

Dhe me në fund, në dëshprim,  kamikaze! Po ke të drejtë.  Së paku po përfill një parim deontologjik të vlerave morale të imperativit kategorik. Por prapëseprapë,  nuk ka delegjitimim më të madh se ky për ty! Është dorëzim klasik dhe pranim i dështimit tënd në Tetovën e sakrificave të mëdha! Andaj, mos e hiperbolizo Tetovën, si qytet të shiptarisë,  si qendër ku gjerat piqen dhe ndodhin. Tetovarët ta “pinë çorbën tënde a la strugaçe”, që atëherë kur “ madhështia yte”   këtë qytet e lëshoi në duart e klaneve shkatërruese! Ata të lexuan mes rrjeshtash. Dhe tani ja ku je.  Tetova dita ditës po hap “Dyert e mëdha e të hekurta” të kështjellës famkeqe të pushtetit të të paudhëve, të pushtetit të bijëve të genjeshtrës së madhe! Në këtë qytet, ka nisur dhe ka mbaruar gjithçka. Këtu është Meka e ngritjes dhe rënies së shqiptarëve. Dhe kështu siqë shkojnë punët, është evidente që diçka megjithatë, përsëri  po ndodh! Dita e madhe po afrohet, sepse megjithatë, plagët e popullit të shtypur dhe të plagosur,  po shërohen, ndërsa  zëri i varrosur i inteligjencës dhe njeriut të ndreshëm, po klith për drejtësi e  brazi e meritokraci. Ato ngrenë zërin e arsyes, ato votojnë opcionin më të mirë! Tetova çlirohet nga  kthetrat e “thundrës së hekurt të integristëve komunistë” që përçanë popullin, vodhën e shkretuan gjithçka, na zhveshën nga dinjiteti! Por ja që drita e fuqishme në fund të tunelit, po na  e sjell shpresën tonë të pashpresë të Nietzches së madh! Ç’bëre ti për Strugën tënde, pa më thuaj? Pa marr parasysh që unë jam një askush, jam një  ‘incognito’,  kundrejt teje! 

Respekte i nderuar, ja, …edhe une i gjunjëzohem deluzionit të madhështisë sate! Uroj që pasardhësi yt, të jetë më afër popullit të shtypur tanimë me dekada! Te jetë më i hapur dhe i pakushtëzuar e i lirshëm për bashkëpunim, në peridhën që paraprijmë. Të dëgjojë nga së afërmi pulsin e zemrës së tij,  dhe të deshofrojë  mendimin e tij ashtu siqë ai është.

Amen…