Kasami pas bastisjes së Komunës së Tetovës nga Policia Financiare: “Vetëm këtë e kisha mangët pas gjithë problemeve të trashëguara”

0
25

Prej në mëngjes Policia Financiare ka hyrë në objektin e Komunës së Tetovës. Mohet se në shënjestër të Policisë financiare janë disa lëndë që lidhen me kohën kur me komunën udhëhiqte Sadi Bexheti, kuadër i PDSH-së.

“Sot para se me ardhë këtu më vizitoi policia financiare me pretekst të disa lëndëve të ish kryetarit Sadi Bexheti, të para disa viteve, pra nuk kanë pasur kohë deri sa ka qenë Teuta Arifi kryetare. Por vijnë në momentin kur Bilall Kasami është kryetar i komunës Tetovës. Me gjithë problemet tjera që mi kanë lënë trashëgimi sot më viziton edhe Policia Financiare, dhe unë vlerësoj se bëhet fjalë për presion politik”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Komunë së Tetovës./pacensure.com