Koalicioni Alternativa-Aleanca nën „Magjinë e Thundrës së Akilit!“

0
309

Shkruan: Florim AJDINI

Temperaturat e larta,  ngadalë  ia lëshojnë vendin freskisë së vjeshtës dhe rikthimin e shpresave që  qytetarët ushqejnë për një jetë më të mirë, në një të ardhme të afërt! Dhe si zakonisht, janë Zgjedhjet lokale, ato që  po nxehin atmosferën  në qarqet politikbërëse shqiptare në vend. Një oratori që edhepse akoma nuk duket e ashpër, prapëseprapë reflekton ndjenjën e hapjes së temave politike që në vete ngërthejnë probleme shumëdekadëshe të pagjidhura, që kësaj rradhe aktorë dhe koalicione të tjera ultra patriotike, zotohen që do t’i zgjidhin! Një alibi i mrekullueshëm për ëndrrimtarët e përhershëm që presin Godonë,  që  edhe kësaj rradhe si duket nuk do të vjen!

Kësaj rradhe, një sihariq mbi sihariqe që në një „insight perceptues“,  më të thellë, nga një votues, sado mendjelehtë që ai të jetë, duket të perceptohet si „hapje e dyreve të Sezamit magjik“ për hyrë në botën e çudirave të Alisës. Një botë që kësaj rradhe në një mënyrë „sui generis“ mbisundohet nga vëndosja e Pushtetit të  lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, së paku atyre të drejtave që do të fitohen me  qeverisjen  eventuale lokale të komunave me shumicë shqiptare.  Atij pushteti që do t’i shpëtojë  qytetet shqiptare, tanime  të shëndruara në   depo të gjalla te mbeturinave, rrugëve të qorsokakeve që kurrë nuk u hapën, bulevareve të pakta,  ku sundon pushteti i kaosit të makinave dhe qenve që sillen vërdallë, rrugëve ku për një çast përderisa po sillesh nëpër to, të duket vetja sikur të jesh në  ndonjë katund-qytet apo kasaba të Anadollit apo të Lindjes së mesme, e assesi në një vend që  ushqen aspirata për të  hyrë në Unionin Europian.

Është melodia e këgës së vjetër, që kësaj rradhë do të këndohet dhe instrumentalizohet nga një koalicion i çuditshëm dhe i papresedan, që edhe më tej përçan faktorin politik shqiptar,  pikërisht ashtu siqë ndodhi në zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale që lamë pas.  Një presedan që edhe më tej, vazhdon të funksionojë sipas clishéesë „ dy shqiptarë tre parti.“ Një koalicion që si duket,  me çdo kusht kërkon instrumentalizim të subjektit të tij politik, sipas parimit »për inat të resë, ta plasi djalin“, një clichée politike, që edhe më tej denigron dhe dëmton skajshëm interesat e faktorit politik shqiptar,   drejt  krijimit të një strategjie të fortë dhe funksionale,  të bashkëpunimit ndërmjet faktorëve politikë shqiptar, për  të  vendosur atë, në koordinatat  efikase të përmirësimit të jetës për vetë votuesin  e komunave me shumicë shqiptare.

Koalicioni Alternativa – Aleanca, ndër një pjesë të shqiptarëve i njohur si „koalicioni i patriotëve të mëdhenjë“, që politikat e tija i artikulon me një ton të  theksuar  patriotik, i veshur me një petk të ri,  tanimë hap dyert e një „oratorie të butë“, që kontrollohet nga shkopi i dirigjentit  të vëllaut të madh, që kësaj  rradhe është VMRO-ja. Një subjekt politik ky, që njihet për jotolerancë dhe averzion ndaj shqiptarëve, që si për fillim, në heshtje, është pozicionuar në udhëheqësin e orkestrit,  në   „ujkun e veshur me lëkurë të qëngjit“, që  tmerrshëm do dëmtonte orientimin e votuesit shqiptar, për të mos u ngulfatur nga ndjenja  dhe realitieti politik,  i të  qenit i perceptuar si si pakicë e vërtetë!

Cila do ishte karta që faktori politik shqiptar në këtë koalicion të çuditshëm do ta luante? A do ishte kjo karta e inferioritetit, që në fakt është një clichée politike që shqiptarët i ka ndjekur pa pra gjatë kalimit të shekujve, duke i shëndrruar ato në popull të dorës së dytë? Apo do ishte kjo edhe një herë,  “demostrimi i aftësisë së gjetjes së alternativave politike”, që në demens të kryeneçsisë së individëve të caktuar „homo politicus“,edhe një herë, do të dëmtonin rëndëinteretesin tonë kombëtar, për të marrë në dorë komunat tona, duke i qeverisur ato nga njerëz të pastër, të ndershëm dhe të pakompromituar,  që nuk do të keqpërdornin votën e qytetarit të ndershëm shqiptar? Nga njerëz që do shpëtonin atë që mund të shpëtohet, nga njerëz që do të ndryshonin amullinë e mjerimit në të cilën po përpëlitemi të gjithë.

Apo edhe kësaj radhe, si gjithmonë gjatë historisë sonë  përplot mynxyra që vetë ia kurdisëm vetes, do të lejojmë  të perceptohemi si subjekte që për pushtet lakuriq,  jemi në gjendje të koalicionojmë madje edhe me dreqin e zi, vetëm e vetëm për t’u ulur në kolltuqet, që tanimë janë shëndrruar në simbol të rehatisë, privilegjeve  dhe luksit individual dhe klanor, që nuk njeh qytetarin, këtë krijesë të shëndrruar në makineri votuese,  që pret arritjen e Godosë, që kurrë nuk do vjen?

Apo thjeshtë, edhe kësaj rradhe, koalicionet e  interesave të ngushta klanore,  në demens, do të lejojnë që  votuesi i vetëdijshëm shqiptar, votën ta derdh në „Mullinjtë e erës së Don Kishotit“ të famshëm, duke rrezikuar kështu edhe një herë,  vetë koalicionin në fjalë. Apo ndoshta edhe më keq, koalicionet e këtilla „mendjelehta kryeneçe dhe jopërmbajtësore“, do të reflektojnë  edhe më qartë „Thundrën e Akilit“  të famshëm,  duke i shtuar edhe një akt më të shëmtuar dramës politike shqiptare në R. e Maqedonisë së veriut,  në të cilin  edhe më tej, do vazhdonin të luajnë aktorë  herostratistë. Aktorë  që kurrë nuk do të arrijnë të kuptojnë  rrezikun që koalicionet jashtë kornizave të interesave paresore dhe vitale shqiptare,  vazhdojnë të  mbeten  „lodër  e trishtë e një mashtrimi të përjetshëm.“ Një  fatalitet i dhimbshëm  ky, që gjatë shekujve,  po rri pezull mbi këtë popull të mjerë.