KOHA ËSHTË SIKUR SHPATA; PO NUK PREVE ME TË, TË PRET AJO TY

0
245

✍️ KOHA ËSHTË SIKUR SHPATA; PO NUK PREVE ME TË, TË PRET AJO TY! Do të doja për çdo ditë t’i mallkoj mashtruesit, ata që në xhep mbajnë paratë, në njërën dorë librin e shenjtë dhe në paraqitje kanë maskën e intelektualit. Të nderuar, EDUKIMI mbillet që në fëmijëri, në gjirin e ngushtë të familjes dhe BRUMOSET që në rini, ndërsa SHKOLLIMI dhe ARSIMIMI është PROCES i pandalshëm dhe si i tille vazhdon përgjatë gjithë ciklit të jetës! EDUKIM dhe SHKENCË sot nënkupton që para së gjithash të BALLAFAQOHESH me PROBLEMET dhe SFIDAT e jetës, duke kërkuar dhe ndërtuar forma dhe mënyra për zgjidhjen e tyre, kështu duke qenë SHEMBULL EFIKAS apo MODEL për gjeneratat e reja! Mirëpo, jeta është shumë e shkurtër, nuk mundemi që njëkohësisht të mendojmë, të veprojmë, të kemi reflektim e ndikim, të presim rezultate dhe zhvillim, ndërkaq nga ana tjetër të mallkojmë! Barra e sotme është padyshim rezultat i asaj se sa kemi PUNUAR, sa e kemi ngritur zërin për të VËRTETËN. Ndaj, shqetësimi dhe dëshpërimi i cili shfaqet raste të caktuara, është evident dhe kjo reflektohet në mënyra të ndryshme gjatë komunikimit reciprok në mes nesh! Të mos akuzojmë askënd tjetër pos vetes, jeta është një luftë në kuptimin e përpjekjes për ARRIJTJE dhe SUKSES, dhe ky term në këndvështrimin e dikujt arrihet me PUSHTET, për dikë tjetër kur ai arrin PËRMBUSHJEN SHPIRTËRORE pa e poseduar askënd, por duke e RIGJETUR VETVETEN, për dikë është PARAJA apo PASURIA MATERIALE, dhe kështu me rradhë..! Nga vetja fillon vetëdija, nga vetëdija zë fill ndryshimi, nga ky shembull merret modeli dhe kapen pozicionet në shoqëri dhe në institucione dhe më pas vetë bëhemi BARTËS TË PËRGJEGJËSIVE duke ngritur zërin e ndërgjegjes në akcion me veprime konkrete dhe duke anashkaluar kritikën e njëanshme dhe ankesat e drejtuara gjithnjë me gishtin ndaj të tjerëve të cilët poashtu si ne përpiqen dhe janë në linjën e njëjtë të jetës – në fazën e pasigurtë të rënies dhe ngritjes e cila rrënjët i ka tek faktori KOHË! Çdokush nga ne është përgjegjës për KOHËN e tij, VEPRIMET dhe GJURMËT të cilat ua lë trashëgimi fëmijëve të tij dhe të shoqërisë së cilës ai i përket! FRYMËZIMIN e brendshëm të shkrimit tim të çastit me të cilin e KËSHILLOJ dhe e PËRKUJTOJ më tepër dhe më shpesh para së gjithash VETVETEN, e mbyll me një thënie mbresëlënëse dhe të mrekullueshme të hz. ALIUT r.a. i cili thotë kështu: “KOHA ËSHTË SIKUR SHPATA, PO NUK PREVE ME TË, TË PRET AJO TY.”

✍️ Agron Sherifi 18.03.2022