Komandantja Supreme e ushtrisë sonë ju përgjigj ashpër kërcënimit të Vucicit, Nëse doni luftë, luftë ju japim këtu jemi sy pa trembur.

0
43

Ushtruesja e detyrës së presidentit të vendit dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj kërcënimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për një konflikt me Kosovën, të ngjashëm me atë në Nagorno-Karabak.

Osmani ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO që t’i përgjigjen këtij kërcënimi.

“Pres që Bashkimi Evropian dhe NATO t’i përgjigjen këtij kërcënimi për luftë të dhunshme, të bërë nga Vuçiqi”, shkruan Osmani në Twitter.

Ndryshe, presidenti i Serbisë paralajmëroi sot se nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, atëherë konflikti “i ngrirë” mund të “shkrihet” në të ardhmen duke treguar llojin e konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Aleksandar Vuçiq është zotuar se çfarëdo që të ndodhë me bisedimet në Bruksel, Beogradi do të vazhdojë të forcojë veten ekonomikisht dhe ushtarakisht për të siç tha ai “të mbrojë vendin në çdo moment nga çdo agresor i mundshëm”.

“Për mua, është e rëndësishme t’ju them se konflikti në Nagorno-Karabak tregoi se si një konflikt i ngrirë mund të përshkallëzohet në një katastrofë të vërtetë”, thotë Vuçiq. https://www.lexodrejt.com/