(Me keqardhje zemërtherrëse, në emër të inteligjencës gjithshqiptare, në emër të së vërtetës dhe në emër të shpresave të thyera – shprehje ngushëllimi pacientëve – viktima, që prisnin të shërohen në Spitalin e Tetovës)
Shkruan: Florim AJDINI
“Cilidoqoftë ai që në heshtje mundohet të luftojë monstrat në demensin e përdalë të “vetbegenisjes”, duhet pasur shumë kujdes që të mos kyçet edhe vetë në procesin e shëndrimit të vetvetes në një të ngjashëm si ato që në heshtje i lufton. Të luftojë të mos kyçet edhe ai vetë në një proces, qe do ta shëndronte në një të tillë! Për më tepër, nëse një «luftëtar i heshtur», nga fama e pushtetit të tyre shkatërrues, vëren që po shkon drejtë greminës Pantarhei të shkatërrimit, dijeni që ajo greminë, kurdo –kurë, ta gëlltisë edhe atë vetë!
Në pritje të një dite më të mirë, një ditë përdalje i shëndoshë, nga spitali, apo një parapregaditje për të marrë «rrugën e ferrit të vërtetë?» Një pa presedencë e anarkisë së mjerrimit që mbisundon institucionet tona. Aq më tepër, institucionet nga të cilat kërkohet shërim, shpëtim nga vdekja. Një tragjedi bizarre dhe therrëse sa më s’ka, përfshiu spitalin e Tetovës. Të gjithë janë të preokupuar me vitimat, me shkakun, me kush, si, çka tha, si bëri çka bëri, kush nga zyrtarët si, çka, pse deklaroi para mediumeve, të gjitha artikulojnë broçkulla me të cilat jemi mësuar tanimë për dekada. Prapëseprapë, asgjë nuk ndryshon! Askush nuk kërkon shkakun, askush nuk kërkon arsyen përse erdhi deri tek kjo. Apo edhe më keq, të gjithë e dijmë, por ‘askush nuk guxon’ të bëjë një ‘blitz analizë deduktive’, që të emërtojë fenomenin, kësaj rradhe, që nga hëna verëhet jetë i natyrës piromane. Jo për faktin që spitali u dogj stihikisht, duke u shëndruar në hi, së bashku me dhjetra viktimat që prisnin shërim dhe personelin në shërbim të tyre.
Por për faktin që një barakë e vockel që po digjej, nuk u arrit që të shuhet për dhjetë minuta. Përse tek ne shqitarët gjërat janë gjithmonë kaq bizarre. Përse ne gjithmonë, përderisa gjendemi në pyll të dendur, atëherë kur humbim rrugën, nuk kërkojmë shtegun nga t’ia dalim por shikojmë drurin që kemi përpara? A do të thotë kjo që shoqëria që kontrollojmë dhe menaxhojmë ne si shqiptarë, është një cliché që nuk e ka shoqin gjëkundi? Përse nuk dijmë t’i kërkojmë rrënjët e kalbura nëpërmjet analizave që duhet bërë, për t’i eliminuar ato njëherë e përgjithmonë? Deri kur do të frikësohemi të themi të vërtetën, se përderisa nuk e pranojmë realitetin e trishtë që në emër të demokracisë, vet e kemi instaluar si model qeverisje, duhet ta gjykojmë dhe ta eliminojmë stihikisht! A do të thotë kjo që si mentalitet jemi hipokrit dhe gjithnjë e lëvdohemi dhe nuk e shikojmë dot të vërtetën në sy? Po, pikërisht kjo është ajo që na çon drejtë greminës së pafundme të Nietzches. Greminës që të gjithë tanimë e shikojmë si alternativë e vetme.
Përse nuk mësojmë njëherë e përgjithmonë, të bardhës t’i themi e bardhë dhe të zezës e zezë? Përse njëherë e përgjithmonë, në emër të Perëndisë dhe gjeneratave që vijnë pas, nuk u themi “STOP” privilegjeve proteksionisto-nipotiste të kakistokracisë që përjetojmë me dekada! Privilegjeve nipotisto-proteksioniste, që nuk janë gjë tjetër përveç se ‘tharmi i ligësisë’ që në gjenin e tij kreativ ka nihilizmin negativ të shkatërrimit të materiales, te mijëra e mijëra jetë të të rinjëve që lënë vendin në pakthim, dhe më e keqja, shkatërrimin apo djegjen madje edhe të atyre që kërkojnë shërim nga ‘kukulla të instaluara në institucioinet e sistemit’ të bjerrë në ekstrem.
Në ‘kukulla partiake’ që kanë okupuar spitalet, në kukulla që dëmtojnë edhe atë personnel mjekësor profesional, që përgjatë periudhës së pandemisë, ka sakrifikuar aq shumë, për të shpëtuar jetë njerëzish. Një mjerim, një turp, një skandal, quaje si të duash, por dije që është produkt i bjerrjes së politikave partiake të punësimit, që nuk njeh tjetër përveç ‘çelësit të padukshëm partiak’, që nuk do mend se nuk do rezultojë në diçka të mirë, me të cilën si komunitet do të lumturoheshim të gjithë, por në diçka që të rrënqeth dhe të bën të ikësh siç thotë populli “këmbëvdathur dhe kokështruar!”
Përse tanimë me dekada, kurrë nuk guxuam të themi të vërtetën, përse gjithnjë në emër të interesit individual apo klanor, lëvrduam veten dhe grupin apo kumbarinë së cilës i përkasim? Përse kurrë nuk arrijtëm të kuptojmë qe diçka nuk është në rregull. Se diçka është fshirë njëherë e përgjithmonë, nga procesi ynë i kognicionit të vlerave të vërteta morale që një individ normal, duhet pasur në psikën dhe shpirtin e tij? Përse njëherë nuk morëm guximin të pranojmë gabimin dhe të themi që kjo duhet përmirësuar, kjo duhet ndaluar, sepse nuk është pjesë e detyrave dhe obligimeve që kemi marrë pas emërtimit në një pozicion të caktuar në shoqërinë së cilës pretndojmë që po i shërbejmë! Përdrisa do vazhdojmë të mos e shikojmë të vërtetën në sy, dhe të pranojmë dekadencën që po prodhojmë me dekada, qindra e mijëra nga ne do fshihen përgjithmonë nga vendlindja, qindra e mijëra të tjerë do t’u shkatërrohet jeta, ndërsa dhjetra të tjerë, në dhomat e spitaleve, atje ku presin të shërohen, do të piqen për së gjalli!
A e kemi forcën dhe urtësinë që këtë ditë të kobshme ta pranojmë si një mësim të hidhur, që duhet mësuar dhe kurrë të mos e harrojmë, apo edhe më tej, do vazhdojmë ta shikojmë atë nga prizma e tufës së mashtruar me dekada, që edhe më tej, nuk guxon dot ta heq qafës “pushtetin e gënjeshtrës së madhe”, për ta ndaluar këtë fatalitet që po na lëkundet mbi kokën tonë të shqiptarit. Apo thjeshtë, tanimë jemi të indoktrinuar, dhe nuk jemi në gjendje të shikojmë të vërtetën drejtë në sy? Thjeshtë, është kjo një gjendje e dhimbshme edhe po aq therrëse, që është gati se e pamundur të eliminohet nga koka jonë. Është një gjendje e mendjes sonë që pranon dështimin e funskionalitetit të mendësisë racionale duke pranuar përfundimisht kapitulimin e saj!
Dhe si që thuhet: “Nëse një sharlatani i jep pushtet të të qeverisë, dije që këtë pushtet kurrë më nuk do ta rikthesh në duart e drejtësisë!
“Shkëlqimi i mashtrimeve, njeriun e shëndron në peng të territ, të cilin klasat sunduese, me kënaqësi po e përjetojnë!