Kurti: dy muaj kohë për serbët që t’i ndërrojnë targat e Millosheviqit

0
54

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për tensionimin e situatës në veriun e Kosovës të dielën e 31 korrikut, ku si shkak i vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë në targa dhe dokumente të identifikimit, serbët kishin ngritur barrikada.

Ai në një intervistë për gazetën italiane La Republicca tha se ata i kanë dy muaj kohë t’i ndërrojnë targat e Sllobodan Millosheviqit.

Kurti theksoi se bllokimi i rrugëve nuk u bë spontanisht, por në bashkëpunim me Rusinë.

“Ndërrimi i targave të futur nga Millosheviqi, është vendim i qeverisë sime. Ata i kanë dy muaj. E njëjt avlen edhe për dokumentet. Vendimi për pak orë sa ka qenë në fuqi, janë dhënë 2 mijë e 670 dokumente pa pasur ndonjë incident. Protestat dhe barrikadat nnuk u ngritën spontanisht, por ato u organizuan nga Beogradi dhe u mbështetën nga Rusia” – tha Kurti.

Ai u pyet edhe për manovrat e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.

I pari i Qeverisë theksoi se janë 48 baza ushtarake serbe të ngritura nga Serbia.

“Në vitin e kaluar ata i kishin planifikuar 91 stërvitje ushtarake dhe i bën 104. Dy nga to më të rëndësishmet janë “Mburoja Sllave” dhe “Vëllazëria Sllave”. Nga gushti i 2001-tës ka ngritur 48 baza, 28 ushtarake dhe 20 të xhandarmarisë. Veteranët serbë janë bërë të gjithë pro Rusisë. Si për të thënë: rreziku ekziston dhe ne e paralajmërojmë atë” – theksoi ai.

Albin Kurti, tutje në këtë intervistë tha se ekziston rreziku në Kosovë për një konflikt pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia

“Nuk dua të them shumë i lartë, sepse ne kemi NATO-n këtu, por i lartë. Ne jemi një demokraci në kufi me një autokraci, në fund të fundit. Para pushtimit të Ukrainës mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndryshuar. Episodi i parë, pasojë e idesë fashiste të pansllavizmit që ka Kremlini, ishte Ukraina. Nëse kemi një episod të dytë, për shembull në Transnistria, atëherë gjasat që një luftë e tretë të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, dhe në Kosovë në veçanti, ato do të jenë shumë të larta” – shtoi Kurti.

Shefi i Qeverisë tha se ata që e organizuan bllokadën e rrugëve janë njerëz që punojnë në strukturat ilegale në veri të Kosovës dhe paguhen nga Beogradi.

“Prokurori po i shikon videot e publikuara në rrjetet sociale. Personat që i organizuan këto janë persona në listën e pagave të Beogradit, të cilët punojnë në strukturat ilegale në veri të Kosovës. Disa prej tyre ishin vërtet kriminelë, pasi vitin e kaluar përfunduan në listën e zezë të Departamentit të Thesarit të ShBA-së. I referohem Radoiçiqit dhe Veselinoviqit. Ishte deja vu: ajo metodë është përdorur nga serbët në fillim të viteve 90-të gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Por Kosova tani është një vend demokratik, ata mund të bëjnë shumë pak. Ata janë të frustruar sepse ekonomia jonë, edhe pse nuk na njohin si shtet, ajo po lulëzon”, tha shefi i Qeverisë.

Ai ka thënë po ashtu se anëtarësimi i Kosovës në NATO e ndihmon paqen në rajon kur është pyetur nëse do të krijonte tensione me Serbinë, futja e Kosovës në NATO.

“E kundërta është e vërtetë. Partneriteti ynë me Programin e Paqes dhe anëtarësimi në NATO do të ndihmojë në ruajtjen e një paqeje të qëndrueshme. Orientimi ynë është transparent. Dhe bazohet në vlerat euro-atlantike”, ka thënë Kurti.

Burimi: rtvpresheva.com