Kurti shkarkon zv.drejtorin e administratës financiare që e emëroi Haradinaj

0
41

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar shpetim selmanajn nga pozita e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror.

Vendimi është marrë dje gjatë mbledhjes së ekzekutivit.

Selamanaj ishte zgjedhur zëvendësdrejtor për shërbime administrative-financiare në AShNA në vitin 2018 në kohën kur kryeministër ishte, Ramush Haradinaj.

Haradinaj në atë kohë kishte pranuar se Shpëtim Selamanj ka qenë koleg partie nga AAK.

“E vërtetë është, ka qenë koleg një kohë të gjatë, kemi rrugëtu bashkë, por jo, këto selektimet i kanë proceset e veta, por ja nuk vjen si rezultat i këtij ndikimi. Unë nuk i di kushtet dhe proceduar se si ka ardh deri aty, por e vërteta është që ka qenë pjesë e ekipës sonë”, kishte thënë Haradinaj./diasporashqiptaree.com