Kush mendoni se duhet të jetë rektor i ardhshëm i Universitetit të Tetovës, dhe përse? Befason me përgjigjen e tij profesori Arburim Iseni

0
342

Në një intervistë që kemi bërë kohë të fundit me disa intelektualë lidhur me ndryshimet, që duhet të ndodhin në Maqedoninë e Veriut në çdo sistem të nivelit shtetëror, ndër të përzgjedhurit ishte edhe profesori inordinarë Arburim Iseni, të cilit ia parashtruam pyetjen lidhur me konkursin për zgjedhjen e rektorit që pritet të shpallet së shpejti.

Duke e ditur se si u themelua ky Universitet dhe nëpër çfarë peripecish ka kaluar, derisa është legalizuar dhe jo vetëm, unë si studentë i Universitetit të Tetovës, gjenerata 1995/96 dhe tani mësimdhënës në këtë tempull të shenjtë të dijes, mendoj se Universitetet duhet të udhëhiqen nga njerëz intelektualë, të pa partizuar dhe të paanshëm ndaj grupeve ose kasteve shoqërore, të cilët përpos potencialit akademik që duhet të kenë, ata duhet gjithashtu të jenë edhe menaxher të mirë dhe me vizion të ndërkombëtarizimit dhe ngritjes së institucionit në piedestalin më të lartë të dijes dhe shkencës.

Për dallim nga universitetet me renome botërore, të cilët përpos sigurimit të kuadrit mësimor dhe shkencor, promovojnë institucionet e tyre edhe përtej kufijve, duke shtuar edhe më shumë mobilitetin e studentëve dhe mësimdhënësve, për të sjellur pastaj brenda përvoja të reja, krijoj infrastrukturë akademike, si dhe kurrikula të qëndrueshme dhe kompatibile konform standardeve nga ato më bashkëkohore.

Andaj, mesazhi im për rektorin e ardhshëm, cilido qoftë, përpos këtyre gjërave më kryesore që i përmenda më lartë, duhet që të mos lejoj të cenohet liria akademike nga jashtë institucionit, siç ka kontribuar për një gjë të këtillë deri tani edhe rektori aktual; si dhe t’i siguroj universitetit buxhetin shtesë, siç quhet në anglisht ENDOWMENT, përveç atij që e ndanë qeveria në nivel vjetor për çdo institucion shtetëror dhe publiko privat.

Fare në fund, do të kisha dëshiruar që të fitoj garën për rektor kandidati më i mirë, gjegjësisht kandidati, që duhet të merr pëlqimin nga i gjithë stafi akademik, administrativ, teknik, si dhe nga të gjithë studentët, pa të cilët nuk do të ekzistonte asnjë universitet në botë. http://pirustinews.com/